Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha u shpreh i bindur në fitoren e koalicionit “Bashkë fitojmë”. Në fjalën e tij, në emisionin “Opinion”, Berisha përcaktoi se cilat janë pritshmëritë e koalicionit “Bashkë fitojmë” lidhur me zgjedhjet vendore të 14 Majit, duke pretenduar 50 bashki.
Ndër të tjera, Berisha tha se nëse nesër do të zhvilloheshin zgjedhjet mund të numëroheshin me gishtat e dorës bashkitë që fiton PS, por shtoi nëse ndodh e kundërta, do të mbajë përgjegjësi.
Berisha: Nëse nesër do të zhvilloheshin zgjedhjet. Mund të them që as me gishtat e të dy duarve nuk numërohen bashkitë që PS fiton. PS-ja po reduktohet në rezultatin e Partisë së Punës. Nuk ka nëse nuk do të ndodhë, kjo do të ndodhë. Unë kam ardhur këtu me të dhëna të plota ta sondazheve direkte me call center, qoftë dhe botën dixhitale.”-tha Berisha.
Fevziu: Nëse nuk fitoni 50 bashkitë që pretendoni, do mbani përgjegjësi?
Berisha: Absolutisht do mbaj përgjegjësi.