Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
OPED

Nëse përballë Serbisë do të kishte luajtur Kombëtarja Kuqezi e plotë…

11:18 / June 8, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Screenshot 2025 06 07 214322
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Nga Eduard Zaloshnja

Deri në vitin 1990, në Kombëtaren Kuqezi luanin vetëm futbollistë që aktivizoheshin në kampionatin shqiptar. Për arsye të vetkuptueshme të asaj kohe….

Pas vitit 1990, në Kombëtaren Kuqezi luajtën futbollistë me origjinë nga të gjitha trevat shqiptare, që aktivizoheshin në kampionate të ndryshme europiane. Dhe eventualisht, ata futbollistë arritën ta çojnë Kombëtaren Kuqezi deri në turneun e Kampionatit Europian më 2016 (madje në qoftë se shtyllat e portës irlandeze do të ishin treguar më bujare ndaj gjuajtjeve të futbollistëve gjermanë, ne mund të ishim kualifikuar në mënyrë të tërthortë për më tej, si të tretët në grupin tone kualifikues).

Ajo Kombëtare Kuqezi (që kishte përjetuar më parë skena dramatike në stadiumin e Beogradit) përbënte suksesin më të madh të bashkimit kombëtar, të paktën në fushën e futbollit. Por një ngjarje sinjifikative (jo në fushën futbollit, por atë gjeopolitike) shënoi më vonë edhe futja e Përfaqësues së Kosovës në kompeticionet zyrtare të FIFA-s.

Teksa Kosova ende nuk njihet zyrtarisht nga OKB-ja si sovrane, në kompeticionet futbollistike të FIFA-s ajo njihet si e tillë. Dhe kjo është një ngjarje me rëndësi të jashtëzakonshme gjeopolitike.

Po a kanë rëndësi tani sukseset futbollistike të Përfaqësueses së Kosovës, para sukseseve të Kombëtares Kuqezi? Për mua dhe shumicën dërrmuese të tifozëve kuqezinj (kudo që janë), besoj se aspak.

Ne tifozët kuqezinj do të deshim të kishim në Kombëtaren Kuqezi edhe Rahmanin, Muriqin, Rashicën, Zhergovën, Vojvodën, si dhe çdo talent shqiptar, kudo ku ka lindur e kudo që luan futboll. Kombëtarja Kuqezi është aktualisht i vetmi simbol që përfaqëson bashkimin kombëtar, 112 vjet pas ndarjes zyrtare të trojeve shqiptare në Konferencën e Ambasadorëve në Londër.

Me një Kombëtare Kuqezi të plotë, me siguri do të kishim mundur Serbinë në Tiranë…

kombetarja luajtur perballe Serbise zaloshnja
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Turpi i një prokurorie, nga 45 vite burg për luftëtarët e lirisë

20:55 / February 9, 2026

Kursi 1 me 100 për Euron mund të zbusë jo pak probleme

16:57 / February 8, 2026

Një skandal dhe kapërcim shumë i madh ligjor, etik dhe deantologjik nga prokurorët Dado dhe Dumani

19:12 / February 6, 2026

“Po sikur të çmendet një prokuror në Dibër?”, Rada: Veç tek ne i kërkohet ‘Kushtetueses’ vendim brenda një jave

11:45 / February 6, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.