Nuk është gjithmonë një detyrë e thjeshtë që të zgjohesh herët në mëngjes, por sipas ekspertëve tipat e mëngjesit priren të jenë më produktiv. Megjithatë, ne të gjithë e fikim alarmin tonë në mëngjes dhe biem përsëri në gjumë, gratë biles edhe dy herë më shumë se meshkujt, sipas sondazheve.
Por ka ardhur koha për ta ndaluar këtë zakon, duke i dhënë vetes gjithnjë e më shumë arsye për t’u zgjuar herët në mëngjes.
“Relationship Rules” ju rendit 9 arsye:
1. Kur zgjoheni herët në mëngjes keni mundësi që të planifikoni më shumë gjëra dhe t’i mendoni planet më mirë.
2. Keni më shumë kohë që të përgatisni mëngjesin
3. Truri është më i fokusuar kur ju zgjoheni shpejt
4. Nëse zgjoheni herët keni mundësi që të përthithni më shumë energji gjatë ditës
5. Zgjimi herët ju bën më të bukur, pasi ‘gjumi i bukurisë’ jo domosdoshmërisht duhet bërë në mëngjes
6. Keni një performancë më të mirë në shkollë ose në punë
7. Në darkë do flini më herët dhe kjo ju bën të jeni më të qetë
8. Të gjithë studimet tregojnë se të flesh herët je absolutisht më produktiv
