Në Greqi kanë arritur ngarkesat e para me vaksinën anti-Covid. Në një depo të madhe në Kryoneri, Atikë, e shoqëruar nga forca të shumta policore, ngarkesa arriti në 7 të mëngjesit me 9,750 dozat e para të vaksinës Pfizer kundër koronavirusit.
“Protothema” raporton se kjo do të pasohet nga shpërndarja në katër depo të tjera të mëdha në pjesën tjetër të vendit dhe më pas në qendrat, ku nesër do të nisë fushata e vaksinimit.
Vaksinimet do të fillojnë të dielën, njëkohësisht, në pesë spitale në Atikë. Dy të parat që do të vaksinohen do të jenë një infermiere dhe një person i moshuar.
Gjithashtu, ndër të parët që do të vaksinohen janë Presidentja e Republikës Katerina Sakellaropoulou dhe Kryeministri Kyriakos Mitsotakis.