Në Maqedoninë e Veriut nisi heshtja zgjedhore përpara balotazhit presidencial dhe zgjedhjeve parlamentare që mbahën nesër, në 8 maj.
Gati 2000 vëzhgues janë akredituar gjithsej për zgjedhjet e kondieruara të një rëndëie kyce për vendin fqinj dhe kursin që ai do të ndjekë në vijim; 770 prej tyre janë moniturues të huaj për nevojat e të cilëve janë angazhuar 85 përkthyes.
Vota e shqiptarëve pritet të ketë rëndësi kyce: VMRO-DPMNE-ja me qëndrime nacionaliste shihet si partia me gjasa të mëdha për t’i fituar zgjedhjet, e po kështu kështu edhe kandidatja e kësaj force për president, por nëse votuesit shqiptarë në veçanti nuk shfaqin interes për ta votuar garuesin e moderuar social-demokrat, për të votuar Stevo Pendarovskin e LSDM-së.
Partitë qeveritare LSDM dhe BDI, secila me koalicionet e tyre veç e veç kanë për moto vazhdimin e rrugës europiane, ndërsa BDI-ja ka vënë theksin, sidomos tek rreziku nga ndikimi rus dhe rënien pré të opozitës shqiptare ndaj këtij ndikimi.
BDI-ja arriti të bashkojë rreth koalicionit të quajtur “Fronti Evropian” përfaqësues politikë që për vite të tëra sulmoheshin dhe nuk komunikonin mes tyre, por akti i bashkimit duket se u mirëprit nga shqiptarët dhe nga ana tjetër, edhe bashkimi i opozitës shqiptare të njohur me emrin “VLEN”, sipas analistëve, “nuk do të çojnë dëm” votën e elektoratit shqiptar.