Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Netanjahu akuzon Hamasin për shkelje të armëpushimit, urdhëron sulme të reja në Rripin e Gazës

09:23 / October 29, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
69722204 1004
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Forcat Ajrore Izraelite kanë nisur përsëri sulme intensive në Rripin e Gazës. Mediat izraelite njoftuan se janë sulmuar objektiva në Qytetin e Gazës dhe vende të tjera në brezin bregdetar. Para nisjes së sulmeve kryeministri izraelit, Benjamin Netanjahu, e akuzoi Hamasin militant islamik për shkelje të armëpushimit në Rripin e Gazës dhe urdhëroi sulme të reja.

Ushtria ka marrë urdhër për të kryer menjëherë sulme “intensive” në Rripin e Gazës, tha zyra e tij. Sipas Zyrës për Mbrojtjen Civile të kontrolluar nga Hamasi, gjatë një sulmi në Khan Yunis u vranë pesë vetë. Një zëdhënës tha se midis tyre kishte edhe fëmijë. Kurse në Qytetin e Gazës u vranë  dy persona dhe katër u plagosën. Një ndërtesë banimi në lagjen al-Sabra u godit, tha zyra.

Përleshje të armatosura pavarësisht armëpushimit

Sipas Ministrit izraelit të Mbrojtjes, Israel Katz, sulmet ishin përgjigje ndaj një sulmi të organizatës terroriste Hamas kundër ushtarëve izraelitë si dhe ndaj vonesës në dorëzimin e trupave të pengjeve të vrarë, për të cilin është rënë dakord.

74532672 906

Stacioni televiziv izraelit N12 raportoi se palestinezë të armatosur kishin sulmuar ushtarë në Rafah, duke përdorur ndër të tjera edhe një raketë antitank. Në sulm ishte gjithashtu i përfshirë edhe një snajper. Hamasi deklaroi më vonë se nuk ishte përgjegjës për sulmin ndaj ushtarëve. Sipas dëshmitarëve okularë palestinezë pas sulmit ka pasur goditje me artileri në disa zona në zonën e Rafahut. Gjithësesi deri tani asnjë nga informacionet nuk mund të verifikohen në mënyrë të pavarur./DW

armepushimi Hamasi Netanjahu rripi i gazes
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Von der Leyen: Evropa mund të ecë me dy shpejtësi

09:50 / February 10, 2026

Procesi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, dita e dytë e deklarimeve përfundimtare në Hagë

09:35 / February 10, 2026

“Makineri varësie” për të rinjtë, nis gjyqi në SHBA ndaj Instagram dhe YouTube

09:22 / February 10, 2026

Dështon projekti franko-gjerman për ndërtimin e super-avionit?

08:51 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.