Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Netanyahu kërkon ndjesë: Kush vret pengje, nuk dëshiron marrëveshje

19:27 / September 1, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Netanyahu 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Në një veprim të rrallë, kryeministri Netanyahu i kërkoi sot falje familjes së pengut të vrarë, Alexander Lobanov për faktin se ai dhe pesë pengje të tjerë të mbajtur në Gaza nuk u shpëtuan të gjallë.

“Kryeministri shprehu keqardhje të thellë dhe i kërkoi falje familjes, që shteti i Izraelit nuk ia doli të kthejë të gjallë Aleksandrin dhe pesë pengjet e tjerë”, thuhet në deklaratë.

Pas zbulimit të trupave të gjashtë pengjeve izraelite në Rripin e Gazës, kryeministri Benjamin Netanyahu akuzoi sot grupin militant palestinez Hamas për sabotim sistematik të përpjekjeve për të arritur një armëpushim.

”Kush vret pengje nuk dëshiron një marrëveshje”, tha Netanyahu në një video-mesazh. ”Kjo është një ditë e vështirë për ne”, tha ai, duke shtuar se zemra e të gjithë kombit është thyer.

Netanyahu u zotua të bëjë gjithçka që është e mundur për të parandaluar Hamasin nga vrasja e pengjeve të tjerë, duke thënë se përpjekjet për të liruar ata që kanë mbetur po vazhdojnë.

Por, ai fajësoi Hamasin, duke thënë se që nga dhjetori, organizata islamike ka refuzuar të angazhohet në negociata reale. Ai akuzoi Hamasin për refuzimin e disa propozimeve që ai tha se Izraeli kishte rënë dakord.

Kritikët në Izrael, megjithatë, akuzojnë Netanyahun për minimin e përpjekjeve për të arritur një armëpushim për arsye të brendshme politike dhe personale.

Sot, ministri i mbrojtjes Yoav Gallant tha se vendimi i kabinetit të sigurisë disa ditë më parë për të mbajtur trupat midis Egjiptit dhe Gazës – një pikë e madhe pengese në negociata – duhet të anulohet dhe ai bëri thirrje për një mbledhje urgjente të kabinetit.

Netanyahu pengje
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Von der Leyen: Evropa mund të ecë me dy shpejtësi

09:50 / February 10, 2026

Procesi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, dita e dytë e deklarimeve përfundimtare në Hagë

09:35 / February 10, 2026

“Makineri varësie” për të rinjtë, nis gjyqi në SHBA ndaj Instagram dhe YouTube

09:22 / February 10, 2026

Dështon projekti franko-gjerman për ndërtimin e super-avionit?

08:51 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.