Në kryeqytetin shqiptar të Tiranës, historia e çuditshme e vendit dhe e ardhmja e ndritshme e vendit përplasen, shkruan New York Times për vendin tonë. Sipas artikullit të publikuar nga revista e njohur amerikane, gjatë pesë viteve të fundit, Shqipëria është zbuluar nga udhëtarët si një destinacion i rrallë: një qoshe kryesisht e pashpjeguar e Europës me rreth 265 milje vijë bregdetare.
Pas një përshkrimi të plazheve më të njohura të vendit shkruhet se Tirana, si kryeqyteti i vendit është një shembull i mirë i mënyrës së përplasjes së kohërave dhe epokave. Provë e kësaj është pikërisht ekzistenca dhe bashkëjetesa në të njëjtën sipërfaqe e Sheshit Skënderbej, e xhamisë së shekullit të 18-të, kishës ortodokse shqiptare, grupit të ndërtesave qeveritare që bëjnë jehonë në arkitekturën fashiste të Italisë së Musolinit dhe monolit brutalist që strehon Muzeun Historik Kombëtar.
Tirana mund të mos ketë një skenë fort avangarde, por ka një skaj të ëmbël, ikonoklastik, thuhet në artikull, duke cituar pikërisht Piramidën e cila nga një monument i Hoxhës në qendër të qytetit është kthyer në një pikë argëtimi për skateboarders. Gjithashtu nuk lihet pa përmendur ‘joie de vivre’ e njerëzve që tërheq shumë emigrantët. Më pas shkrimi vazhdon me një listë të vendeve më tërheqëse të kryeqytetin duke kaluar nga muzeu kombëtar, tek hotelet, agroturizmet e shumta si dhe qendrat e ndryshme kulturore. (NYT /Scan)
Artikulli origjinal: https://www.nytimes.com/2019/09/06/t-magazine/tirana-albania-travel-guide.html