Mediat franceze shkruajnë për një takim që po zhvillohet një takim në kullën Eiffel në Paris lidhur me rikthimin e Neymar te Barcelona, e mesa duket pritet vetëm zyrtarizimi i tij, që konsiderohet si goditja më e madhe në merkaton e verës.
Aktualisht, një përfaqësie e nivelit më të lartë të klubit “blaugrana” është në tavolinën e bisedimeve me padronin e Paris SG, Nasser Al-Khelaifi dhe drejtorin sportive, Leonardo.
Barcelona ka parakaluar rivalët e përjetshëm të Real Madrid, duke udhëtuar drejt Parisit me një ofertë 170 milion euro, 52 milion më pak nga sa arkëtoi dy vjet më parë, kur shiti sulmuesin brazilian.