Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Nga 1 janari efektivët e policisë do të trajtohen me ushqim edhe gjatë orarit të punës

16:57 / December 12, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Policia e Shtetit
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Nga 1 Janari efektivët e Policisë së Shtetit do të kenë të përfshirë edhe ushqimin gjatë orarit të punës. Këshilli i Ministrave ka miratuar një vendim të ri që përcakton kriteret dhe procedurat e trajtimit me ushqim për punonjësit e Policisë së Shtetit, studentët dhe kursantët e strukturave arsimore, si dhe për disa kategori personash që mbahen përkohësisht në ambiente policore. Vendimi bazohet në ligjin e ri “Për Policinë e Shtetit” dhe hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren Zyrtare”, ndërsa efektet financiare zbatohen nga 1 janari 2026.

Sipas rregullave të reja, punonjësit e policisë përfitojnë trajtim me një vakt drekë kur orari i punës është 8 orë, dhe me tre vakte kur angazhohen në gatishmëri, situata emergjente, zgjedhje apo shërbime me kohë të zgjatur. Po ashtu, me tre vakte ushqim trajtohen edhe punonjësit e Qendrës së Edukimit Fizik dhe Sporteve Elitare.

Studentët dhe kursantët që ndjekin trajnim të detyrueshëm në Akademinë e Sigurisë marrin një vakt drekë për trajnime njëditore, ndërsa për programet shumëditore përfitojnë tre vakte sipas ditëve të qëndrimit. Tre vakte ushqim pa pagesë u garantohen gjithashtu shtetasve të huaj që hyjnë ilegalisht, shtetasve shqiptarë të kthyer nga jashtë dhe personave të ndaluar ose arrestuar deri në sqarimin e pozitës së tyre.

Në rastet kur ushqimi nuk mund të sigurohet përmes mensave ose shërbimit catering, parashikohet kompensim financiar: 500 lekë për një vakt drekë dhe 900 lekë për tre vakte. Këto shuma do të indeksohen çdo vit sipas inflacionit të INSTAT-it. Financimi mbulohet nga buxheti i Ministrisë së Brendshme.

efektivë Policia trajtime
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Mbahet seanca e radhës në GJKKO për aferën Partizani, Malltezi sulmon prokurorët

11:55 / February 9, 2026

I kërkoi 100 mijë euro 26-vjeçares që të mos i publikonte videot intime, pranga 37-vjeçarit nga Kosova

11:39 / February 9, 2026

Dhunohet në Vlorë avokati Kujtim Cakrani

15:00 / February 8, 2026

I shpallur në kërkim në të gjithë Europën për trafikim të lëndëve narkotike, vihet në pranga 43-vjeçari shqiptar në Itali

14:20 / February 8, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.