Pas takimeve në Abu Dhabi, ku edhe u ftua në shtëpinë e Presidentit të Emiratave të Bashkuara, Muhammed Bin Zayed Al Nayan, kryeministri Edi Rama sot do të jetë në Bruksel. Kreu i qeverisë do të zhvillojë sot një vizitë zyrtare do të takohet në orën 14:00 me presidentin e Këshillit Europian, Charles Michel.
Po ashtu Michel ka planifikuar edhe dy takime të tjera, në orën 11:00 më kryeministrin e Maqedonisë së Veriut Talat Xhaferrin si dhe me kryeministrin e Malit të Zi, Milojko Spajiç.
Takimi vjen disa ditë para mbajtjes së Samitit të Ukrainës dhe fokusi do të jetë integrimi i rajonit të Ballkanit Perëndimor si dhe plani i rritjes ekonomike.