Zbardhen emrat e katër punonjësve të arrestuar në Universitetin Bujqësor të Tiranës.
Në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në role të ndryshme, punonjësit paracaktonin fituesin e tenderave, kryenin hyrje dhe dalje fiktive të mallrave në magazina, duke shpërdoruar detyrën.
Në pranga përfunduan:
– Ali Rasha, me detyre Drejtor i Fermës Didaktike Eksperimentale ne Universitetin Bujqësor Tiranë.
– Tahir Ballgjini me detyrë Përgjegjës i Sektorit të Bujqësisë.
– Rushit Suna, me detyrë specialist i sektorit të bujqësisë.
– Ahmet Mejdani, me detyrë magazinier në magazinen qendrore në Universitetin Bujqësor Tiranë.
Policia po vijon punën për identifikimin e personave të tjerë, të përfshirë në këtë aferë.