Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Nga heqja e vizave te anëtarësimi në NATO/ Berisha kujton arritjet e Shqipërisë nën qeverisjen e PD-së

19:55 / January 30, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
berisha 1080x720 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Në ceremoninë e 32-vjetorit të themelimit të degës së PD-së në Vorë, Sali Berisha ka përmendur në fjalimin e tij arritjet e Shqipërisë nën qeverisjen e të djathtës.

“Përvjetorët sigurisht që janë një bilanc arritjesh dhe ne vijmë në këtë përvjetor në një udhëtim 32 vjeçar, në të cilin Shqipërinë e kemi transformuar në shekuj. Ne vijmë në këtë 32-vjetor, pas një udhëtimi në të cilin Shqipërinë nga honet e mjerimit ekstrem, shqiptarët i ngjitëm në grupin e popujve me të ardhura të mesme të larta. Shqipërinë me një infrastrukturë mesjetare e shndërruam në vend me infrastrukturë moderne. Shqipërinë e kolektivizmit total e shndërruam në vendin të ndërtuar nga mundi, djersa dhe iniciativa e lirë e qytetarëve të saj. Shqipërinë nga izolimi më i thellë e shndërruam anëtare të KE-së, NATO-s, morëm rekomandimin për hapjen e negociatave, hoqëm vizat. Shqipërinë, ndër më të prapambetura në botë për digjitalizimin, e sollëm në moshën digjitale. Shqiptarët arritën të kenë rrogat mesatare më të larta në rajon. Por këto miqtë e mi, të themi të vërtetën kanë dy kuptime. Në një aspekt janë arritje ta pamohueshme, por nga ana tjetër, çdo reflektim, vështrim në të shkuarën duhet të ketë një dhe vetëm një qëllim, frymëzim për një të ardhme më të ndritur, më të madhe. Nuk i duam këto për dekorata, por i numërojmë këto arritje për frymëzim në mënyrë që ne të përmbushim sot dhe vitet që vijnë, një mision të madh, për të ardhmen e çdo shqiptari”, deklaroi Berisha.

nato PD Sali Berisha vizat Zgjedhjet
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Fjala e plotë, Rama në prezantimin e librit të Christopher Hill: I vetmi ambasador që ka kuptuar Ballkanin

15:28 / December 5, 2025

Berisha mbledh aleatët: Të gjejmë konsensus për sistemin

15:07 / December 5, 2025

Forcë të re politike? Salianji: S’kam marrë asgjë qyl në PD…

22:59 / December 4, 2025

Plas keq mes Nokës dhe Bidos në Kuvend: Sa të bën kostumi, unë aq kam pasurinë

22:44 / December 4, 2025
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2025 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.