Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Nga hetimet e bujshme te mbështetja ndërkombëtare, Karamuço: SPAK dominoi vitin 2025

22:43 / December 30, 20253 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
karamuco
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Duke analizuar ngjarjet kryesore që shënuan vitin 2025, eksperti i kriminalistikës Ervin Karamuço, i ftuar në emisionin “Now”, tha se ky vit mund të konsiderohet si viti i SPAK-ut, i karakterizuar nga intensiteti i hetimeve, arrestimet e bujshme dhe një rol i fortë ndërkombëtar në mbështetjen e drejtësisë shqiptare.

Sipas Karamuços, një pjesë e rëndësishme e punës së SPAK-ut është realizuar falë asistencës dhe ndikimit të drejtpërdrejtë ndërkombëtar, veçanërisht nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ai theksoi se mbështetja amerikane nuk ka qenë vetëm simbolike, por konkrete, përmes ekspertëve, trajnimeve, buxheteve dhe takimeve të drejtpërdrejta me përfaqësues të Departamentit të Shtetit për çështje specifike hetimore dhe prokuroriale.

Eksperti vuri gjithashtu në dukje se viti 2025 shënon jo vetëm forcimin institucional të SPAK-ut, por edhe përfundimin e mandatit të kreut të tij, Altin Dumani, i cili sipas tij ka lënë pas një standard të lartë pune.

Ky standard, theksoi Karamuço, do ta bëjë çdo drejtues pasardhës menjëherë të krahasueshëm dhe do të evidentojë çdo ngadalësim apo ndryshim ritmi në funksionimin e institucionit.

“Duhet thënë që një pjesë e punës së SPAK-ut është si një bisturi që nuk ka folur shqip, por anglisht. Kur them ndërkombëtarët, është SHBA-ja mbështetja më e fuqishme dhe asistenca më e madhe, me influencë, për vetë ekspertët që kanë sjellë për çështjet që po trajtohen, trajnimet dhe buxhetin që po japin dhe vazhdojnë ta japin, si edhe takimet që janë bërë sidomos nga përfaqësues të Departamentit të Shtetit, të cilat kanë qenë për çështje konkrete dhe kanë takuar prokurorë konkretë.

Patjetër që ky është viti i SPAK-ut dhe viti i Altin Dumanit, që vërtet i mbaroi mandati, por ka lënë një trashëgimi, një standard, një stekë, që kushdo që do të vijë pas tij, ky që ka ardhur apo dikush tjetër, nëse do të jetë më i ngadaltë, do të bjerë menjëherë në kontrast, sepse jemi mësuar me një tempo dhe ritëm tjetër.

Do t’i referohem një termi që është përdorur këto ditë në korridoret e BE-së, ku SPAK-u është parë si një ‘Dr. Frankenstein’, si një ‘përbindësh’ në kuptimin pozitiv. Sot kemi një strukturë që po eklipson çdo gjë tjetër në realitetin shqiptar, për shkak të forcës, agresivitetit, shpejtësisë dhe zënies së hapësirës mediatike me shumë lajme.

Nga ana tjetër, edhe vetë media është fokusuar më shumë te aktiviteti i SPAK-ut sesa te politika, duke bërë lajme mbi çështjet, hetimet dhe arrestimet e bujshme që kanë ndodhur.

Sigurisht që SPAK-u nuk është marrë vetëm me politikanë, por ka goditur edhe persona të krimit të organizuar, pavarësisht se gjysma në mos më shumë e tyre janë në kërkim. Edhe ata që janë jashtë, e kanë situatën të pasigurt për shkak të marrëveshjeve që kemi për kthimin e tyre, dhe tashmë kanë nisur të shtegtojnë drejt vendeve si Rusia, ku mendojnë se janë më të mbrojtur”, tha Karamuço.

dominim hetimet karamuco mbeshtetja spak
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Ambasada Amerikane në Tiranë paralajmëron qytetarët për protestën e opozitës

09:53 / February 10, 2026

Protesta e opozitës/ Ja rrugët që bllokohen këtë të martë në Tiranë

09:05 / February 10, 2026

TTW: Pa diga dhe pa beton, Vjosa mbetet lumi i vetëm i egër për aventura në 2026

08:59 / February 10, 2026

Rama publikon foto nga takimi në Bruksel me António Costan: Me Presidentin e KE dhe mikun tim të çmuar

08:09 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.