Nga Mero Baze /
Në atë histori nuk kanë rëndësi teknikalitetet dhe Basha apo kushdo tjetër nuk mund ta mbaj listën në këmbë me truke administrative apo deklarata pa vlerë. Lista e opozitës mbahet në këmbë me integritetin e vendimit poltik dhe plasaritja e saj reflekton problemet e lidershipit të opozitës.
Secili prej atyre që ka firmosur, se nuk e merr mandatin, mund ta marrë ditën që i vjen thirrja nga KQZ dhe plotëson formularin e dekriminalizimit, pasi askush nuk mund të heq dorë paraprakisht nga një mandatë që nuk e ka marrë.
Legjenda se nga PD akoma nuk ka deklarata që do të marin mandatet është gënjeshtër, pasi ka shumë prej listës së PD që mezi po e presin tu shkoj letra e KQZ.
Por e theksoj që kjo nuk është se ka rëndësi për parlamentin apo shumicën. Ky është vetëm një tregues i rënd i mungesës së frymëzimit politik të opozitës.
Pikësëpari degradimi I listës pritëse tregon se sa klienteliste dhe e përciptë ka qenë vendimarrja për djegie mandatesh, përderisa nuk ka mundur të jetë bindëse as për listën e deputetëve. Ai vendim është marrë në një rreth të ngusht mes Berishës e Metës dhe është përcjellë si urdhër lufte, që duket se nuk ka bindur as të vetët.
Dhe problemi nuk zgjidhet duke I deklaruar të të përjashtuar ata që marrin mandatet, nëse hartuesi i listës nuk mer përgjegjësi për atë.
Ai nuk mund të jetë dy herë i fituar dhe kur bën listë klienteliste dhe humbet dhe kur i dezintegrohet lista në betejën e parë.
Dhe kjo nuk është ndonjë fuqi e pushtetit, pasi pushtetit nuk i duhen ato mandate. Kjo është një dëshmi që tregon problemin e lidershipit të opozitës.
Dhe problemi i lidershipit të opozitës kuptohet më mirë kur shikon se cfarë ka të përbashkët mos djegia e mandatit nga dy deputetë me identitet politik që kanë refuzuar djegien e mandatave, Myslym Murrizi dhe Rudina Hajdari dhe listës pritëse në tërësi anonime.
Të dyve u është përgatitur përjashtimi nga PD, Murrizit për të disatën herë dhe Rudinës po të llogarisësh dhe përjashtimet e babait, për të tretën herë. Tani nëse për këta të listës, që presin të marrin mandatetet, mund të ketë akuza si anonimë, akuza që në fakt i duhen bërë Bashës, për këta të dy akuza është që janë më të njohur se ç’duhet. Por në fakt e vetmja gjë që i bashkon këta që kanë identitet, me ata që janë në listë pritëse dhe nuk I njohim akoma, është fakti që nuk besojnë tek Luli. Këta nuk besojnë se kanë personalitetin e tyre, ata nuk besojnë, se Luli i ka tallur kur i ka vënë në lista. Pra në kulmin e aksionit opozitar, problemi real që ka opozita, është se tek Luli besojnë vetëm ata që Luli u ka dhënë diçka konkrete dhe i gënjen se do tua jap prap.
Të tjerët, si ata që kanë hyrë me emrin e tyre dhe ata që i ka futur si mbushës topi, thjesht nuk janë gati të sakrifikohen për të. Dhe kjo është akuzë reale për opozitën, jo ato fyerjet, apo përpjekja për të bllokuar dezintegrimin e listës me deklarata qesharake që depozitohen në KQZ dhe nuk kanë asnjë pikë vlere.
Një parti që beson se po bën një aksion politik me djegien e mamndateve, bën aksion poltik, nuk merret dhe me truke juridike e administrative. Ajo ka shpallur një qëndrim të saj dhe kush e mbështet, e mbështet vet, nuk ka nevojë ta pengosh me firma e deklarata pa asnjë vlerë. Ata që nuk të mbështesin në këtë aksion, e gjejnë vet mënyrën, se si të sqarojnë pozicionin e tyre.
Opozita ka deklaruar se ky është aksion politik dhe si i tillë, ai nuk ka nevojë të përforcohet me truke banale. Se thjeshtë e dëshmon dhe më shumë pasigurinë, dhe pafuqinë për të frymëzuar me fjalë dhe vepra.