Mbrëmjen e djeshme është mbajtur nata e parë e Festivalit të Këngës në RTSH, ku mes këngëtarëve pjesëmarrëse kishte edhe të ftuar special.
Duke qenë se për këtë edicion të 58 të Festivalit të RTSH, është folur gjatë dhe u premtua nga vetë organizatoret, Vera Grabocka dhe Alketa Vejsiu se do të shkojë gjithçka perfekt, duket se që prej natës së parë kishte mangësi dhe momente që nuk shkuan dhe fort mirë.
Në momente të ndryshme teksa Alekta po prezantonte artistët, hasi probleme që tek mikrofoni. Ajo nuk arrihej të dëgjohej mirë nga spektatorët në skenë por edhe prej teleshikuesit nga shtëpia.
Këtë moment por edhe shumë momente të tjera të tilla, Olti Curri i ka komentuar përmes postimeve në rrjetet sociale.
Pas performancës së këngtarit italian Mahmood , skena duartrokiti fort më shumë se ç’duartrokitën për këngëtarët shqiptarë, e në këtë moment Alketa tha se ky moment i duket sikur të ishte në Sanremon.
“Ky festival ngjan me Sanremon aq sa ngjan kaçkavalli i blerë te lagjia, me Parmigiano Reggianion. Ky festival i këtij viti ngjan me atë të vitit të shkuar, ose dy viteve të shkuara, ose tre, katër, pesë…”– ka shkruar Olti.
