Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Nga muzeu tek këngët partizane, ja si do festohet 5 Maji në Tiranë

11:32 / April 20, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
dita pa makina
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Tirana po bëhet gati për të përkujtuar 5 Majin, Ditën e Dëshmorëve të Atdheut. Por ndryshe nga vitet e tjera, krahas ceremonive zyrtare e homazheve në Varrezat e Dëshmorëve të Kombit, Bashkia e Tiranës ka menduar që këtë datë të shënuar ta përkujtojë krejt ndryshe për të gjitha grupmoshat, ndërkohë që rrugët e kryeqytetit do të jenë pa makina për t’ia dedikuar të gjithë hapësirën këmbësorëve. Në këtë mënyrë, 5 maji do të jetë i mbushur me shumë aktivitete të ngjashme me Ditën e Verës.

Në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” dhe Sheshin “Nënë Tereza” do të zhvillohet Panairi i antikuarëve të Tiranës, ndërsa do të zhvillohet edhe ceremoniali i skulpturave të Partizanëve. Ndërkaq do të jetë edhe një muze i hapur.

Gjithashtu është menduar edhe një program i pasur artistik, ku nuk do të mungojë Kori i Shkollave të Mesme, shfaqja e filmave të vjetër shqiptarë me temë nga LANÇ si dhe do të ketë edhe një performancë të 50 balerinëve.

Paralelisht, aktivitetet do të mbahen edhe në Sheshin “Skënderbej”, ku do të ketë një koncert me korin e Liceut Artistik kombinuar me shfaqje aktrimi të fëmijëve të QKKF si dhe do të organizohet një minipoligon për qitje dhe Paintball.

Festa do të vijojë edhe në orët e mbrëmjes ku do të ketë këngë kënge partizane në sheshin “Nënë Tereza”.

Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” dhe Sheshi “Nënë Tereza”
-Ora 08:00 Panairi i antikuarëve të Tiranës
-Ora 09:00 Ceremoniali i skulpturave të Partizanëve
-Ora 09:00 Open Muze
-Ora 10:00 Kori i Shkollave të Mesme
-Ora 10:00 Shfaqje e filmave të vjetër shqiptarë me temë nga LANÇ
-Ora 10:30 Performancë e 50 balerinëve
-Ora 19:00- 21:00 Këndojmë kënge partizane në sheshin Nënë Tereza
Sheshi “Skënderbej”
-Ora 10:00-11:00 Koncert me korin e Liceut Artistik kombinuar me shfaqje aktrimi të fëmijëve të QKKF
-Ora 10:00-13:00 Organizimi i një minipoligoni qitje dhe Paintball

5 Maji
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Albcontrol, studim fizibiliteti për trafikun ajror në Aeroportin e Kukësit

13:40 / February 10, 2026

Shqipëria dhe Belgjika, platformë të përbashkët digjitale për menaxhimin e emigracionit të paligjshëm

13:22 / February 10, 2026

Gjyqi i ish-krerëve të UÇK-së, Rama për prokurorin e Hagës: Çfarë idioti ndërkombëtar

13:17 / February 10, 2026

Si të merrni pronësinë mbi truallin shtetëror që keni në përdorim, njoftimi i rëndësishëm i Kadastrës

12:48 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.