Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Nga Napoloni te kënga e Simakut, Spiropali: Fitorja nis nga qarku i Tiranës. Manastirliu: 30 ditë për të zgjedhur numrin 5, PS dhe Edi Ramën

13:54 / April 12, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
1744457921 page
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

“Napoloni” dhe kënga e Parashqevi Simakut “E duam lumturinë”, çeli fushatën e qarkut Tiranë. Drejtueset politike të qarkut të Tiranës, Ogerta Manastirliu dhe Elisa Spiropali mbajtën fjalën e tyre. Manastiruliu tha se këto 30 ditë do të jenë vendimtare për të vulosur hyrjen e Shqipërisë në BE.

“Përshëndetje nga ky shesh, sheshi i besimit, i fitoreve të mëdha për t’u bërë bashkë me çdo shqiptar që tashmë ka bërë zgjedhjen, të ecë përpara me krenari dhe vizion evropian. Këto 30 ditë nuk janë thjesht 30 ditë fushate, por vendimtare për të vulosur një zgjedhje që ka nisur prej kohësh që Shqipëria të bëhet anëtare e BE dhe puna të mos ndalet. Tirana është shëmbëlltyra e këtij transformimi falë vizionit të punës së Ramës dhe PS. Në çdo cep ndihet ndryshimi, nga Astiri në Kombinat, nga Lapraka në Ali Dem, nga Pazari i Ri në Selitë. Tirana është motori i zhvillimit të një Shqipërie që punon dhe nuk ndalet. Nga piramida që sot është simboli i teknologjisë dhe inovazionit për të rinj. Tirana e sotme është simbolli i transformimit për të vijuar me punët e mira na duhet të mbështesim PS dhe Ramën. 30 ditë për një zgjedhje, për numrin 5”, tha Manastirliu.

Kurse Spiropali në fjalën e saj tha se skuadra e PS ka treguar se është një maratonomak politik. Ajo tha se nuk duhet të kthehemi pas në gropën e atyre që nuk dolën as vetë.

“Sigurisht betejat elektorale ashtu si edhe betejat e tjera nuk fitohen në sprintin e fundit. Sot ka filluar sprinti i fundit 30 ditë deri në fitore, por fitoren në maratonë dhe në këto 3 mandate Rama dhe kjo skuadër ka treguar se janë maratonomak politik për Tiranën dhe Shqipërinë. Betejat fitohen kur punon për njerëzit, kur me vizion, alternativë dhe lider që di çfarë bën dhe që punon për Shqipërinë e përbashkët që është Shqipëria.

Me Shqipërinë në Evropë apo aty ku kemi qenë në gropën e atyre ku nuk dolën dot as vetë. Mision historik të bëhem gjithë bashkë siç jemi në këtë shesh, që të bëjmë realitet ëndrrën e paraardhësve tanë dhe të bëjmë realitet edhe për ata që nuk mundën, kaluan kufirin dhe u vranë, ata që kaluan detin dhe nuk mundën, ata që punuan por nuk ja dolën. Në 11 maj me Ramën dhe PS, me numrin 5 fitore për Shqipërinë dhe me Shqipërinë”, u shpreh Spiropali.

manastirliu PS spiropali tirana
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Albcontrol, studim fizibiliteti për trafikun ajror në Aeroportin e Kukësit

13:40 / February 10, 2026

Shqipëria dhe Belgjika, platformë të përbashkët digjitale për menaxhimin e emigracionit të paligjshëm

13:22 / February 10, 2026

Gjyqi i ish-krerëve të UÇK-së, Rama për prokurorin e Hagës: Çfarë idioti ndërkombëtar

13:17 / February 10, 2026

Si të merrni pronësinë mbi truallin shtetëror që keni në përdorim, njoftimi i rëndësishëm i Kadastrës

12:48 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.