Mbretëria e Bashkuar është larguar zyrtarisht nga Bashkimi Evropian (BE).
Por menjëherë do të bëhen ndryshime për 11-mujorin në vijim të 2020. Mbretëria e Bashkuar gjithashtu do të vazhdojë t’i bindet rregullave të BE-së dhe do t’i paguajë para.
Më poshtë iu rendisim disa nga ndryshimet:
1-Eurodeputetët e MB humbin vendet e tyre
Fytyra të njohura si Nigel Farage dhe Ann Widdecombe të cilët janë në mesin e 73 eurodeputetëve të MB, automatikisht do të humbasin vendet e tyre në Parlamentin Evropian. Kjo sepse, në momentin e Brexit, Mbretëria e Bashkuar do të lërë të gjitha institucionet dhe agjensitë politike të BE-së. Sidoqoftë, përveç Mbretërisë së Bashkuar që ndjek rregullat e BE-së gjatë periudhës së tranzicionit, Gjykata Evropiane e Drejtësisë do të vazhdojë të ketë fjalën e fundit për mosmarrëveshjet ligjore.
2. Nuk ka më samite të BE-së
Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar Boris Johnson do të jetë i ftuar posaçërisht nëse dëshiron të bashkohet me liderët e tjerë në samitet e Këshillit të BE në të ardhmen. Ministrat britanikë gjithashtu nuk do të marrin pjesë më në takimet e rregullta të BE-së që vendosin mbi kufijtë.
3. Bashkëpunime me disa vende të botës për tregtinë
Mbretëria e Bashkuar do të jetë në gjendje të fillojë të flasë me vendet në mbarë botën për vendosjen e rregullave të reja për blerjen dhe shitjen e mallrave dhe shërbimeve. Nuk është lejuar të zhvillojë negociata zyrtare tregtare me vende si SHBA dhe Australi. Përkrahësit e Brexit argumentojnë se të kesh lirinë për të vendosur politikën e saj tregtare do të rrisë ekonominë e MB. Nëse arrihet ndonjë marrëveshje tregtare, ato nuk do të jenë në gjendje të fillojnë derisa të përfundojë periudha e tranzicionit.
4. Pasaportat e Mbretërisë së Bashkuar do të ndryshojnë ngjyrën
Pasaportat do të kthehen në blu pas 30 vitesh, duke qenë se ajo kishte ngjyrë të kuqe të errët. Duke njoftuar ndryshimin në 2017, atëherë Ministri i Emigracionit, Brandon Lewis, vlerësoi rikthimin në modelin “ikonik” blu dhe ar, të përdorur për herë të parë në 1921. Megjithatë pasaportat ekzistuese ngjyrë vishnje do të vazhdojnë të jenë të vlefshme.
Pasaporta e blu dhe e kuqe
5.Monedha Brexit
Rreth tre milion monedha që mbajnë datën “31 Janar” dhe mbishkrimin: “Paqja, prosperiteti dhe miqësia me të gjitha kombet”, do të hyjnë në qarkullim të Premten. Qeveria kishte planifikuar të prezantonte një monedhë të ngjashme më 31 tetor, data kur Brexit ishte menduar më parë të ndodhte.
Monedha Brexit
6. Departamenti i Brexit në Mbretërinë e Bashkuar do mbyllet
Ekipi që trajtoi negociatat në Mbretërinë e Bashkuar dhe BE dhe përgatitjet për marrëveshje do të shpërbëhet në ditën e Brexit. Departamenti për Daljen nga Bashkimi Evropian u krijua nga ish-kryeministri Theresa May në 2016. Për bisedimet e ardhshme, ekipi negociues i Mbretërisë së Bashkuar do të jetë i vendosur në Downing Street.
Ndërkohë disa gjëra të tjera nuk do të ndryshojnë
Shtatë gjëra që do të qëndrojnë të njëjta … Për shkak se periudha e tranzicionit fillon menjëherë pas Brexit, shumica e gjërave të tjera mbeten të njëjta – të paktën deri më 31 dhjetor 2020 duke përfshirë:
1.Udhëtimin
Fluturimet, anijet dhe trenat do të funksionojnë si zakonisht. Kur bëhet fjalë për kontrollin e pasaportave, gjatë periudhës së tranzicionit, shtetasit në Mbretërinë e Bashkuar do të lejohen të radhiten në zonat e rezervuara vetëm për mbërritjet në BE.
2. Leje drejtimi dhe pasaporta kafshësh
Për sa kohë që edhe pasaportat me ngjyrë vishnje janë të vlefshme, këto do të vazhdojnë të pranohen.
3. Karta Evropiane e Sigurimeve Shëndetësore (EHIC)
Këto janë kartat që u sigurojnë shtetasve në Mbretërinë e Bashkuar trajtim mjekësor të siguruar nga shteti në rast sëmundjeje ose aksidenti. Ato mund të përdoren në çdo vend të BE (si dhe në Zvicër, Norvegji, Islandë dhe Lihtenshtajni) dhe do të vazhdojnë të jenë të vlefshme gjatë periudhës së tranzicionit.
Karta Evropiaane e Sigurimeve Shendetesore
4. Të jetosh dhe të punosh në BE
Liria e lëvizjes do të vazhdojë të zbatohet gjatë tranzicionit, kështu që shtetasit e Mbretërisë së Bashkuar do të jenë akoma në gjendje të jetojnë dhe punojnë në BE ashtu siç veprojnë aktualisht. E njëjta gjë vlen për shtetasit e BE-së që duan të jetojnë dhe punojnë në Angli.
5. Pensionet
Shtetasit e Mbretërisë së Bashkuar që jetojnë në BE do të vazhdojnë të marrin pensionin e shtetit të tyre dhe gjithashtu do të marrin rritjen vjetore.
6.Kontributet buxhetore
Mbretëria e Bashkuar do të vazhdojë të paguajë në buxhetin e BE-së gjatë tranzicionit. Kjo do të thotë se skemat ekzistuese, të paguara nga grantet e BE-së, do të vazhdojnë të financohen.
7.Tregtia në Mbretërinë e Bashkuar bashkë me BE-në do të vazhdojë pa ndonjë tarifë shtesë ose kontrolle shtesë.
Mbretëria e Bashkuar fillimisht kërkoi të dilte nga BE në 29 mars të 2019, megjithatë, data u shty disa herë pasi deputetët britanikë nuk ranë dakord për kushtet e largimit. Theresa May, ish-kryeministrja britanike, duhej të jepte dorëheqjen përballë këtij bllokimi të pathyeshëm, ndërsa pasardhësi i saj Boris Johnson arriti të fitojë përkrahjen e zyrtarëve të tjerë. Për ta arritur këtë, ai çoi vendin në zgjedhje të parakohshme parlamentare në dhjetor dhe siguroi një shumicë të thellë votash e cila praktikisht i dha të gjitha mundësitë për hapat e tjerë të Brexit-it.