Partia Demokratike e drejtuar nga kryetari në detyrë, Enkelejd Alibeaj ka lançuar këtë të premte ngritjen e Këshillit Euroatlantik, një organ këshillimor pranë saj.
Alibeaj deklaroi se, kjo është një nismë, që përbën një hap tjetër për të garantuar ecurinë e Partisë Demokratike drejt vlerave dhe parimeve për të cilat ajo u formua dhe mbi të cilat do të vazhdojë rrugëtimin e saj politik edhe në të ardhmen. Ai u shpreh se një nismë e tillë do ta kthejë PD në një alternativë qeverisëse për të nesërmen.
Këshilli përbëhet nga 11 anëtarë, më konkretisht: Edmond Trako, Eduard Prodani, Fatos Hoxha, Gjergji Hani, Marcel Hila, Neli Demi, Nevila Nika, Omer Stringa, Preç Zogaj, Rushdi Keci dhe Vasil Gjika.
Kryetar i Këshillit Euroatlantik do të jetë Preç Zogaj.