Partia Demokratike ka mbledhur që ditën e sotme në selinë e saj, protestuesit për ditën e nesërme.
Bashkë me ta ka mbledhur edhe personat që ndodhen në listat e zgjedhjeve dhe që mund të marrin mandatin e deputetit, për t’iu bërë presion që mos ta bëjnë një veprim të tillë.
Protestuesit kanë pritur si shpëtimtar Sali Berishën, me brohoritje dhe puthje, a thua se ai iu dha pushtetin, dhe jo që po i nxjerr nga Kuvendi.
Ditën e nesërme PD kishte planifikuar një përplasje të dhunshme para Parlamentit, por Gramoz Ruçi ua dëgjoi skenarin maqedonas, duke anuluar seancën.