Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Nga qelia, Ilir Meta uron shqiptarët: Krishtlindjen e ardhshme të gjithë ta festojnë në liri

17:30 / December 24, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
900 0 1766593541x603892963 1404771557684742 78875 408
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka uruar nga qelia besimtarët e krishterë në prag të Krishtlindjeve. Në një postim në rrjetet sociale, Meta shprehet se lindja e Krishtit simbolizon shpresën dhe besimin se e mira triumfon edhe në kohët më të vështira.

“Gëzuar Krishtlindjen të gjithë besimtarëve të krishterë dhe mbarë popullit shqiptar! Lindja e Krishtit është lindja e shpresës që nuk shuhet kurrë, e dritës që ndriçon edhe errësirën më të thellë dhe e besimit të palëkundur se e mira gjithmonë triumfon edhe në kohët më të vështira. Në vigjilje të kësaj Feste të Shenjtë, uroj paqe në shpirt, dashuri në zemër, begati dhe harmoni në çdo familje shqiptare”, shprehet Meta.

Në mesazhin e tij, Meta bën thirrje për më shumë solidaritet, dhembshuri, mirësi, drejtësi dhe përgjegjësi ndaj njëri-tjetrit dhe ndaj së ardhmes së vendit. Ai shpreson që Krishtlindjen e ardhshme të gjithë shqiptarët ta festojnë në liri, me dinjitet dhe me shpresë të re për ditë më të mira.

“Le të jetë Krishtlindja një burim frymëzimi për më shumë solidaritet, dhembshuri e mirësi mes nesh, për drejtësi e përgjegjësi ndaj njëri-tjetrit dhe ndaj së ardhmes që duam të ndërtojmë për Shqipërinë. Me besim, le të lutemi dhe të përkushtohemi që Krishtlindjen e ardhshme të gjithë shqiptarët ta festojnë në liri, me dinjitet dhe shpresë të re për ditë më të mira, që patjetër do të vijnë”, shkruan Meta.

Meta shqiptarët
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Ligji i ri për shërbimin e jashtëm, Spiropali: Reformim i thellë i shërbimit të jashtëm, i përgjigjet nevojave të integrimit europian

13:48 / February 9, 2026

Përfundimi i mbledhjes së Grupit Parlamentar të PS, Rama: Tre konkluzione pas mosvendimit të GJK për pezullimin e Ballukut

12:02 / February 9, 2026

Pak para nisjes për në Bruksel, Rama mbledh grupin parlamentar të PS

10:56 / February 9, 2026

Rama në Bruksel, do takojë presidentin e Këshillit Europian Antonio Costa

10:37 / February 9, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.