Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Nga raportimi i KQZ-së e deri te emërimet në institucione, çfarë pritet sot në Kuvend

08:18 / December 4, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
IMG 4499
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kuvendi i Shqipërisë zhvillon sot, 4 dhjetor 2025, në orën 10:00, seancën plenare. 

Pritet diskutimi i një sërë çështjesh ndërsa në rend dite janë 20 pika, nga ratifikimet ndërkombëtare, ndryshime ligjore e deri te vendime të rëndësishme në institucionet mbikëqyrëse.

Fillimisht pritet miratimi i procesverbalit të seancës së 2 dhjetorit 2025. Më pas, do të shqyrtohet raporti vjetor i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) për vitin 2024.

Projektligjet kryesore në rend dite

Denoncimi i marrëveshjes së bashkëpunimit me fondacionin “Hanns-Seidel”, të ratifikuar në vitin 2007.

Aderimi në Traktatin e Marrakeshit, që lehtëson aksesin në veprat e botuara për personat e verbër apo me vështirësi në lexim.

Pranimi i ndryshimeve të Statutit të Romës për Gjykatën Ndërkombëtare Penale, në lidhje me krimin e agresionit.

Aderimi në Memorandumin e Mirëkuptimit për kontrollin portual në Rajonin e Mesdheut.

Ratifikimi i marrëveshjes së grantit me BEI për projektin hekurudhor të Korridorit VIII, faza I.

Ratifikimi i kontratës financiare me BEI për të njëjtin projekt hekurudhor.

Ratifikimi i marrëveshjes së huas me BERZH për projektin “Korridori hekurudhor VIII, faza I – seksioni Durrës–Rrogozhinë”.

Ratifikimi i marrëveshjes së garancisë me BERZH për KESH-in, lidhur me projektin solar fotovoltaik.

Pritet t’u jepet drita jeshile projektligjeve të tjera, që nga ai “Për përgjegjësitë e zgjeruara të prodhuesve” për produktet që gjenerojnë mbetje e deri te ndryshimet ligjore në ligjin “Për Avokatin e Popullit”.

Në Kuvend, parashikohen edhe disa emërime institucionale.

– Emërimi i anëtarit të ri të Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, i cili do të mbajë postin e Drejtorit të Përgjithshëm Ekzekutiv.

– Zgjedhja e Komisionerit për Mbikëqyrjen e Shërbimit Civil.

– Ngritja e nënkomisionit për Auditimin e Sektorit Publik, brenda Komisionit për Ekonominë, Punësimin dhe Financat.

diskutimet kuvend plenare raportimet seancë
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Fjala e plotë, Rama në prezantimin e librit të Christopher Hill: I vetmi ambasador që ka kuptuar Ballkanin

15:28 / December 5, 2025

Berisha mbledh aleatët: Të gjejmë konsensus për sistemin

15:07 / December 5, 2025

Forcë të re politike? Salianji: S’kam marrë asgjë qyl në PD…

22:59 / December 4, 2025

Plas keq mes Nokës dhe Bidos në Kuvend: Sa të bën kostumi, unë aq kam pasurinë

22:44 / December 4, 2025
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2025 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.