Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Nga Reuters te gazetat e SHBA: Mediat e huaja jehonë deklaratës së Ramës ndaj Rusisë

23:45 / September 20, 20234 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Edi Rama
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Mediat e huaja i kanë bërë jehonë deklaratës së kryeministrit Edi Rama gjatë mbledhjes së Këshillit të Sigurimit të OKB-së pasditen e së mërkurës, ku duke iu përgjigjur kritikave të delegacionit rus, tha se nëse duan që presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky të mos flasë, Rusia duhet të ndalojë luftën.

Ambasadori rus Vassily Nebenzia kundërshtoi që në fillim të takimit që lideri ukrainas të mos e merrte fjalën ndërsa kryeministri Rama iu përgjigj: “…duke qenë se e përsëritët shumë herë se shkelja këtu ka të bëjë me faktin që Zelensky do të flasë përpara anëtarëve të Këshillit ka një zgjidhje për këtë. Ju ndaloni luftën dhe presidenti Zelensky nuk do të mbajë fjalën”.

“Dua të siguroj kolegët tanë rusë dhe të gjithë këtu se ky nuk është një operacion special i presidencës shqiptare”, tha Rama, i njohur për një sens humori therës. “Ka një zgjidhje për këtë”, vazhdoi Rama, duke iu drejtuar drejtpërdrejt Nebenzias: “Nëse jeni dakord, ndaloni luftën dhe presidenti Zelenskiy nuk do ta marrë fjalën”. Nebenzia nuk ishte dakord. Ai vazhdoi duke thënë se seanca ishte një shfaqje dhe kritikoi Ramën për atë që ai tha se po bënte deklarata të ngarkuara politikisht në vend që të vepronte si një gardian neutral i procedurës.”, shkruan Reuters për përplasjen mes Ramës dhe diplomatit rus në OKB.

Në artikull vihet theksi edhe tek fakti që pas seancës, Zelensky falenderoi Ramën duke thënë se “i tregoi botës se si ta trajtojë saktë Rusinë, gënjeshtrat dhe hipokrizinë e saj”. Sakaq, gjatë fjalës, Zelensky kërkoi që Rusisë t’i hiqet e drejta e vetos si një nga pesë anëtarët e përhershëm të Këshillit të Sigurimit të OKB-së.

REUTERS

Kryeministri shqiptar Edi Rama iu përgjigj me një batutë Moskës, e cila prej kohësh thotë se pushtimi nuk është luftë, por një “operacion ushtarak special”.

”Dua të siguroj kolegët tanë rusë dhe të gjithë këtu se ky nuk është një operacion special i presidencës shqiptare”, tha Rama, i njohur për një sens humori shpotitës duke shkaktuar të qeshura nën zë në sallë.

”Ka një zgjidhje për këtë”, vijoi Rama.

”Nëse jeni dakord, ndaloni luftën dhe presidenti Zelensky nuk do ta marrë fjalën”, tha Rama, vendi i të cilit shërben si president i radhës i këshillit.

Nebenzya vazhdoi duke thënë se seanca ishte një shfaqje dhe kritikoi Ramën për atë që ai tha se ishte një qëndrim politik dhe jo një akt i një mbrojtësi neutral të procedurës.

Në përpjekje për të justifikuar pushtimin e saj, Moska ka thënë se ambiciet e Ukrainës për t’u integruar me Perëndimin – duke përfshirë NATO-n – përbëjnë një kërcënim për sigurinë kombëtare të Rusisë.

”NEW YORK TIMES”

Rama, kryeministri i Shqipërisë, që drejtoi takimin, qortoi vendet ”të cilat refuzojnë të quajnë një agresion brutal me emrin e tij të vërtetë dhe të vetëm”.

Ai shtoi se ”kjo luftë duhet të jetë punë e të gjithëve”.

”THE WASHINGTON POST”

Udhëheqësi i Shqipërisë tha se OKB-ja duhet ta identifikojë Rusinë si agresore në Ukrainë.

Kryeministri shqiptar, Edi Rama me një ton të mprehtë tha para Këshillit të Sigurimit se ”organi ka shmangur identifikimin e Rusisë si agresore në luftën e Ukrainës dhe ka refuzuar të quajë një agresion brutal me emrin e tij të vetëm dhe të vërtetë: një agresion i krijuar nga njeriu”.

”Tragjedi që po i shkakton vuajtje të patregueshme popullit ukrainas si dhe dëmton rritjen dhe kërcënon miliona njerëz me urinë në mbarë botën”, sipas tij.

”THE GUARDIAN”

Në fillim të seancës, përfaqësuesi i përhershëm rus, Vassily Nebenzya, kishte sfiduar të drejtën e Zelenskyt për të folur i pari në këshill.

Kryeministri shqiptar, Edi Rama, në krye të seancës, i tha Nebenzyas se ”ka një zgjidhje për këtë. Nëse jeni dakord që do të ndaloni luftën, presidenti Zelenksiy nuk do ta marrë fjalën”.

IL POST

Gjatë takimit të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, kryeministri Edi Rama, i cili drejtonte Këshillin, u përgjigj në mënyrë sarkastike, por edhe shumë eksplicite.

Rama i tha ambasadorit të Rusisë në OKB, Vassily Nebenzya se vendimi për të lënë Zelenskyn të flasë nuk është për shkak të një operacioni special të presidencës shqiptare, një referencë e qartë për mënyrën se si propaganda ruse flet për luftën në Ukrainë, duke e quajtur atë një ”operacion special”.

Zelensky më pas mbajti fjalimin e tij, ndërsa Nebenzya në mënyrë të dukshme merrej me telefonin e tij duke mos treguar interes.

Zelensky falënderoi Ramën në X duke shtuar se ”ju i keni treguar botës se si ta trajtojë siç duhet Rusinë, gënjeshtrat dhe hipokrizinë e saj”.

Që nga fillimi i luftës në Ukrainë, Shqipëria ka dënuar publikisht pushtimin rus dhe i është bashkuar shumicës së sanksioneve të vendosura nga Bashkimi Evropian.

deklarate okb Reuters
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Albcontrol, studim fizibiliteti për trafikun ajror në Aeroportin e Kukësit

13:40 / February 10, 2026

Shqipëria dhe Belgjika, platformë të përbashkët digjitale për menaxhimin e emigracionit të paligjshëm

13:22 / February 10, 2026

Gjyqi i ish-krerëve të UÇK-së, Rama për prokurorin e Hagës: Çfarë idioti ndërkombëtar

13:17 / February 10, 2026

Si të merrni pronësinë mbi truallin shtetëror që keni në përdorim, njoftimi i rëndësishëm i Kadastrës

12:48 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.