Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Ekonomi

Nga rruga Elbasan-Lekaj te hekurudha Vorë-Hani i Hotit, ministri Malaj zbulon si do të shpërndahet buxheti i Shqipërisë

12:47 / November 10, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
IMG 3508
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Gjatë prezantimit të projektbuxhetit, ministri i Financave Petrit Malaj renditi shpenzimet që do të bëhen vitin e ardhshëm për shëndetësinë, bujqësinë, infrastrukturën, mbrojtjen dhe infrastrukurën.

Sipas tij fokusi do të jetë në disa vepra infrastrukturore madhore si autostrada Elbasan-Lekaj dhe hekurudha Vorë-Hani i Hotit.

Malaj po ashtu sqaroi se hartimi i plotë i Paketës Fiskale ka përfunduar, ndërsa pritet të paraqitet së shpejti për diskutim në Komisionin Parlamentar për Ekonominë, Punësimin dhe Financat.

Kjo Paketë parashikon faljen e detyrimeve tatimore më të vjetra se 10 vite për bizneset, por jo vetëm.

“Shpenzimet e sektorit të shëndetësisë. 400 mijë pacientë me trajtimin e rimbursimit të barnave. Rikonstruksioni i një sërë spitalesh rajonale.

Projektbuxheti 2026 garanton mbrojtje sociale për shtresat në nevojë. 16.3 miliardë lekë bujqësisë, 1.3 miliardë lekë më shumë në krahasim me 2025.

Skema Kombëtare e Fermerëve dhe Subvencionimit të Naftës është shpenzimi kryesor në buxhet për fermerët, gjithashtu edhe Paketa Fiskale me 1.5 miliardë lekë për kompensimin e TVSH. Në sigurinë ushqimore, forcim i kontrolleve.

Financimin e rrugës Elbasan Lekaj, ndërtimi i rrugës Vaqarr-Kashar, zgjerimi i autostradës Tiranë-Durrës, rehabilitimi i hekurudhës Vorë-Hani i Hotit, Tiranë-Rinas etj. 11.8 miliardë lekë për të gjitha këto. 5 miliardë lekë për Fondin e Rindërtimit.

Mbrojtja, 58.9 mld lekë, rreth 10.2 mld lekë më shumë se për vitin 2025. 69.3 mld lekë deri në 2028, deri në 3.8% të PBB deri në 2030. Shpenzimet e buxhetit vendor, 97.7 miliardë lekë. Projektbuxheti garanton rritjen e mirëqenies sociale”, tha Malaj.

buxheti Elbasan-Lekaj hekurudha ministri petrit malaj
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Fjala e plotë, Rama në prezantimin e librit të Christopher Hill: I vetmi ambasador që ka kuptuar Ballkanin

15:28 / December 5, 2025

Berisha mbledh aleatët: Të gjejmë konsensus për sistemin

15:07 / December 5, 2025

Forcë të re politike? Salianji: S’kam marrë asgjë qyl në PD…

22:59 / December 4, 2025

Shkupi flet shqip/ Më 13 dhjetor protestë për ish-krerët e UÇK-së

22:29 / December 4, 2025
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2025 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.