Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Shëndeti

Nga se shfaqet refluksi tek bebet dhe si ta trajtojmë?

17:37 / September 17, 20193 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
ebebe
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Nga se shfaqet refluksi tek bebet dhe si ta trajtojmë?

Një refleks natyral

Regurgitimi ose refluksi janë terma mjekësore që shpjegojnë procesin e nxjerrjes së sasive të vogla të qumështit pas ushqyerjes. Është situatë normale tek bebet e shëndetshme dhe mendohet që vjen si rrjedhojë e sistemit të tretjes ende në zhvillim. Në shumicën e rasteve, nuk ka arsye për shqetësim. Tek bebet e vogla, valvula ndërmjet ezofagut dhe stomakut mund të mos funksionojë sic duhet duke mos arritur të mbyllë stomakun plotësisht. Në këtë moment qumështi mund të kthehet mbrapsht në ezofag ose në gojë.

Kur bebja arrin në moshen 1-vjeçare, refluksi dhe regurgitimi duhet të kenë kaluar.

Çilat janë simptomat?

Simptomat shpesh shfaqen midis moshës 3-12 muajsh:

Të qara të vazhdueshme ose të papritura;

Acarim dhe dhimbje;

Gjumë jo i qetë, me zgjime herë pas here;

Gjatë ose pas ushqyerjes harkon qafën dhe kurrizin;

Gromësima të shoqëruara me gllënqka qumështi / ushqimi ose lemzë.

Çfarë janë refluksi dhe regurgitimi?

REFLUKSI

Refluks, ose refluksi gastroezofagal (GOR) ndodh kur qumështi ose ushqimi kthehet nga stomaku në ezofag. Quhet gjithashtu “refluksi i heshtur” dhe mund të keni vështiresi të kuptoni c’ndodh, pasi bebi nuk e nxjerr ushqimin

REGURGITIMI

Regurgitimi ndodh kur qumështi ose ushqimi kalojnë nga stomaku në gojë, shpeshherë duke përfunduar në supet tuaja!

Refluksi dhe regurgitimi janë të zakonshme tek bebet e shëndetshme. Për sa kohë që fëmija juaj nuk shfaq shqetësime ose humbje në peshë, nuk përbën problem.

Shkaqet e mundshme të refluksit & regurgitimit:

Bebet rrinë shtrirë shumicën e kohës;

Dieta e tyre përbëhet kryesisht nga lëngje;

Bebet kanë një ezofag të shkurtër;

Sistemi i tyre tretës është ende në zhvillim e sipër;

Sasia e tepërt e ushqimit ose qumështit në një vakt mund të shkaktoje probleme.

Si ta menaxhojmë situatën?

Provoni këshillat dhe teknikat e mëposhtme:

Mbani shënim simptomat e bebes suaj dhe shpeshtësinë e tyre.

Nëse mendoni se bebja juaj po shfaq shenja refluksi apo regurgitimi, probleme ushqyerje apo humbje peshe, duhet të flisni me mjekun ose farmacistin tuaj.

Si të lehtësojmë simptomat?

Ka disa ndryshime të vogla që mund të bëni në rutinën tuaj, duke fillluar nga ndryshimi i mënyrës së ushqyerjes dhe veshjes së bebes.

Vaktet duhet të jenë të vogla dhe të shpeshta në mënyrë që stomaku të mos mbushet. Pozicionimi i fëmijës drejt ndihmon që përmbajtja e stomakut të mbetet poshtë. Veshjet nuk duhet të jenë të ngushta, sidomos afër barkut.

Këshilla për të lehtësuar refluksin & regurgitimin

Këshillat e mëposhtme mund t’ju ndihmojnë në mbajtjen e simptomave nën kontroll:

Mos ushqeni me tepricë – ushqejeni beben me sasi më të vogla dhe më shpesh.

Mbajeni fëmijën në pozicion drejt që të gromësijë para, gjatë dhe pas vaktit.

Nëse ushqeni beben me biberon, sigurohuni që vrima e biberonit të mos jetë shumë e madhe, pasi kjo e bën beben tuaj ta gëlltisë shumë shpejt formulën.

Mbajeni beben drejt gjatë ushqyerjes dhe 30 min më pas.

Vishini bebes suaj rroba të lirshme.

Nëse ushqeni beben tuaj me formulë, pyesni mjekun ose farmacistin për zëvendësimin e formulës normale me formulën speciale, e cila menaxhon nëpërmjet ushqyerjes refluksin dhe regurgitimin. Bima e karobit, e përdorur për trashjen e formulës, nuk ndikon në vlerat ushqyese të saj dhe redukton dukshëm refluksin.

bebet shfaqet tirananews.al trajtojme
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Si ndikon gjumi i pamjaftueshëm në shëndet

22:00 / February 4, 2026

Shqipëria në prag të një pandemie të dytë? Sa i rrezikshëm është virusi Nipah, daton që prej ‘98-ës…

11:07 / February 3, 2026

Pesticidet kërcënojnë zinxhirin ushqimor

10:52 / February 3, 2026

BE vendos një limit për toksinat pas tërheqjes së qumështit formulë nga tregu

09:32 / February 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.