Ilir Ndraxhi, deputeti i Partisë Socialiste, emri i të cilit është përmendur në përgjimet e Astrit Avdylajt, kreut të bandës së Shijakut të publikuara sot nga gaz
Në deklarimin e pasurisë të publikuar nga Opendata, Ilir Ndraxhi rezulton pronari i shumë pasurisë të paluajtshme, me mira metra truall, të cilët sipas deklarimeve të tij, janë blerë me të ardhurat e babait dhe nga kursimet personale.
Në total numërohen 10 pasuri të paluajtshme të deklaruara në Xhafzotaj të Durrësit, po ashtu në qytetin e Durrësit dhe në Kavajë.
Po ashtu ai deklaron se ka dhe 5 kredi bankare, njëra nga të cilat me vlerën mbi 1 milion dollarë.
Ndërkohë që raporton se është aksioner në katër shoqëri, ndërkohë që merr qiratë e disa pronave.
Ajo që bie në sy është fakti se në vitin 2017, Ilir Ndraxhi ka deklaruar dhe pagën e bashkëshortes, e cila punon në firmën e vëllait të tij, e cila paguhet me rrogë minimale, 30 mije lëkë në muaj.
“Bashkëshortja, Znj. Liljana Ndraxhi, të ardhura nga paga si punonjëse pranë shoqërisë ‘IAM’ sh.p.k (01.01.2017 – 31.08.2017.), 30 000 lekë/muaj, 270 000 lekë”, thuhet në deklarimin e pasurisë.
Në formularin e dekriminalizimit, Ilir Ndraxhi rezulton të jetë i pa dënuar, por ai raporton se ka ndryshuar mbiemrin, nga “Nraxhi”, në “Ndraxhi”
Arsimimi dhe Puna
Ilir Ndraxhi në CV e tij kur ka kandiduar me Partinë Socialiste, shkruan se ka arsimin e lartë si “Inxhinier pyjesh”.
Ndërkohë që si eksperiencë pune, ai bën të ditur se e ka nisur si shofer në Parkun e Mallrave Durrës në vitin 1988-1992.
Ai ka punuar dhe shofer, edhe në Drejtorinë e Hekurudhave Durrës, nga viti 1988-1992.
Ndërkohë që në vitin 1998 deri në 1998 ka punuar si menaxher në firmën “Ndraxhi”.
Në vitin 1999 deri më 2006, bashkëpronar me Muhamed Ndraxhin në firmën IAM.
Nga vitit 2006 dhe deri para se të behej deputet, ai ka qenë administrator i shoqërisë IAM.
Si trajnim, Ndraxhi shkruan se është kualifikuar në Marketing Ndërkombëtar për Plehra Kimike nga Muscle Shoals, Alabama USA.
eta gjermane, “BILD”, mund të klasifikohet te pasanikët e Parlamentit Shqiptar.
Ilir Ndraxhi është një deputet që nuk është shfaqur në media, por ai është emër i njohur në qytetin e Shijakut për shkak të bizneseve të tij.