Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Ekonomi

Nga sot rriten pensionet në Shqipëri, sa do të përfitojnë qytetarët sipas kategorive

12:58 / January 1, 20262 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
IMG 5889
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Nga ky fillim-viti hyn në fuqi vendimi i qeverisë shqiptare për rritjen e pensioneve nëpërmjet bonuseve mujore, një masë që synon përmirësimin e kushteve të jetesës për pensionistët në të gjithë vendin.

Kjo skemë e re, që nuk ishte aplikuar më parë, është pjesë e angazhimit të qeverisë për të rritur gradualisht pensionin minimal dhe mesatar në vend, duke siguruar mbështetje më të madhe për qytetarët që mbështeten tek të ardhurat nga pensionet.

Sipas vendimit, përfituesit do të marrin shtesa mujore të ndryshme sipas kategorive:

Pensionet e qytetit: +1.800 lekë/muaj

Pensionet urbane të pjesshme: +800 lekë/muaj

Pensionet rurale: +1.000 lekë/muaj

Pensionet familjare: +700 lekë/muaj

Pensionet e invaliditetit: +600 lekë/muaj

Kjo rritje e përmuajshme ka për qëllim që, brenda disa viteve, të arrihet pensioni minimal prej 20 mijë lekësh dhe pensioni mesatar në qytet 40 mijë lekë.

Për shembull, një pensionist që aktualisht merr 27 mijë lekë në muaj do të arrijë të marrë 40 mijë lekë në vitin 2029. Ndërsa për pensionet rurale të dalë nga kontributet, një individ që sot merr 11 mijë lekë do të ketë pension mujor 18 mijë lekë pas katër vitesh.

Sot, përfitues nga skema e kontributeve shoqërore janë rreth 730 mijë individë dhe numri i tyre rritet çdo vit me 15 mijë pensionistë të rinj. Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit ka bërë me dije se gjatë vitit 2026 pritet një reformë e thellë e sistemit të pensioneve, me qëllim rritjen e qëndrueshmërisë financiare të skemës dhe përmirësimin e përfitimit për qytetarët.

Ekspertët vlerësojnë se kjo masë, e kombinuar me bonuset mujore, përfaqëson një përpjekje të dukshme për të mbështetur pensionistët më të prekur nga kushtet e këqija dhe për të krijuar një sistem më të drejtë dhe të qëndrueshëm, duke adresuar një pjesë të sfidave ekonomike, me të cilat ata përballen në jetën e përditshme.

pensionet përfitojnë qytetarët rriten
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Ambasada Amerikane në Tiranë paralajmëron qytetarët për protestën e opozitës

09:53 / February 10, 2026

Protesta e opozitës/ Ja rrugët që bllokohen këtë të martë në Tiranë

09:05 / February 10, 2026

TTW: Pa diga dhe pa beton, Vjosa mbetet lumi i vetëm i egër për aventura në 2026

08:59 / February 10, 2026

Rama publikon foto nga takimi në Bruksel me António Costan: Me Presidentin e KE dhe mikun tim të çmuar

08:09 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.