Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Nga Valter Bami te Dritan Lamaj, ja dyshimet e forta ku “ishte ngatërruar” ish-polici i burgjeve

20:25 / March 15, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Gentjan Bejtja
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Gentian Bejtja kishte rënë më herët pre e tre atentateve te cilave u kishte shpëtuar. Dikur ishte polic, ndërsa prej vitesh zgjodhi të kalojë në krahun tjetër.

Mesnatën e 4 korrikut të vitit 2023, në një ngjarje që kishte si objektiv Gentian Bejtjan, mbeti i vrarë kunati i tij Ramazan Sino, 29 vjeç dhe u plagosën djemtë e Bejtjas 10 dhe 13-vjeçarë.

Asokohe Bejtja kishte vetëm 10 ditë që ishte kthyer në Shqipëri. Udhëtonte e qëndronte shpesh jashtë vendit, kryesisht në Suedi e Norvegji, ku, bashkë me gruan e 4 fëmijët, kishte kërkuar edhe azil por i ishte refuzuar.

Për këtë ngjarje Policia arrestoi Valter Bamin. Pas aktit të ekspertimit kimik për faktorë plotësues, rezultoi se 37-vjeçari kishte qëlluar me armë zjarri.

Në dorën e majtë të tij, ekspertiza konstatoi gjurmë baruti, çka fakton se ka kryer qitje me armë zjarri. Por në janar të këtij viti, Valter Bami u la i lirë, pasi Gjykata e Tiranës ndryshoi masën e sigurisë nga “arrest me burg”, në arrest shtëpie.

Ndërsa lidhur me motivet e ngjarjes, grupi hetimor është kthyer tek dosjet e vjetra. Dosje pa autor e krime të pazbardhura që lidhen me të shkuarën e objektivit të këtij atentati, Gentian Bejtjas.

Kjo e shkuar e lidh me mikun e tij të zhdukur Enver Stafuka më 9 shkurt të vitit 2015.

Por edhe pas zhdukjes së Stafukës, bejtja ka qene të paktën si person që mund të ketë dijeni për disa krime të rënda të ndodhura së fundmi.

Madje është shoqëruar edhe për tri vrasje e më pas është lënë i lirë. Ai është pyetur dhe si person që kishte dijeni edhe për ngjarje të tjera: Si vrasja e biznesmenit të kromit, Iliaz Çali, më 3 prill të vitit 2022 në autostradën Tiranë-Durrës; atentati ku mbeti i plagosur Marklen Haka, më 8 qershor të vitit 2022, të cilit më herët në një tjetër ngjarje që synonte eliminimin e tij, i vranë gabimisht hallën: si dhe për krimin e trefishtë në mbikalimin e Fushë-Krujës më 17 korrik të vitit 2022, ku mbetën të vrarë, Brilant Martinaj e dy miqtë e tij, Diklen Vata dhe Besmir Hoxha.

bami bejtja ngaterruar
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

U dënua nga GJKKO me 1 vit burg, policia e Durrësit ekzekuton vendimin për ish-kryebashkiakun e Rrogozhinës

11:09 / February 10, 2026

Ndodh në Laprakë, polici i nxjerr armën qytetarit pas sherrit

10:37 / February 10, 2026

Mbahet seanca e radhës në GJKKO për aferën Partizani, Malltezi sulmon prokurorët

11:55 / February 9, 2026

I kërkoi 100 mijë euro 26-vjeçares që të mos i publikonte videot intime, pranga 37-vjeçarit nga Kosova

11:39 / February 9, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.