Një 36-vjeçar nga Fieri ka ngacmuar seksualisht një të re me probleme të shëndetit mendor. Sipas policisë, ai ka marrë 21-vjeçaren në makinën e tij dhe e ka ngacmuar seksualisht. 36-vjeçari, M.Xh., banues në Tiranë, është ndaluar nga policia. “Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier ndaluan shtetasin M. Xh., 36 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se ka marrë në automjetin e tij dhe ka ngacmuar seksualisht, një shtetase 21 vjeçe, e cila vuan nga probleme të shëndetit mendor”, njofton policia.
Add A Comment