Disa persona janë shoqëruar në komisariatin e Policisë së Elbasanit, pasi akuzohen se kanë qenë dëshmitarë të krimit të rëndë që tronditi Elbasanin mesditën e sotme.
Mësohet se personat në fjalë janë eksponentë të Partisë Demokratike e Socialiste. Ata do të merren në pyetje në lidhje për ngjarjen e rëndë.
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në Elbasan. Një viktimë dhe 4 të plagosur është bilanci i një përplasjeje e cila rezultoi fatale. Pjerin Xhuvani, një emër i njohur i botës së krimit në Elbasan, me një organizim të hershëm politik në LSI e së fundmi në PS u vra në rrethana të panjohura, ndërsa autori mendohet se është një nga anëtarët e shtabit të PD, Arbër Papleka, ish-oficer i RENEA. Ai është arrestuar tashmë nga policia dhe ka thënë se e gjitha ka qenë për vetëmbrojtje.