Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Ngjarja në Astir/ Zbardhet dëshmia e vajzës që alarmoi policinë

12:15 / January 10, 20253 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
IMG 6533
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

21-vjecarja e cila një ditë më parë ngriti në këmbë policinë e shtetit dhe RENEA-n në Astir, nuk është dhunuar.

Gazetarja Bleona Sari, tha për ABC News se në lidhje me ngjarjen policia ka shpallur në kërkim 4 djem, njëri prej tyre i identifikuar si Joni Sadikaj.

Referuar burimeve nga grupi hetimor, Sari tha se djemtë kanë qenë në apartament dhe kanë konsumuar gjatë gjithë natës kokainë, në shoqërinë e 3 vajzave, mes tyre edhe 21-vjeçarja. Po sipas të njëjtave burime djemtë e shpallur në kërkim janë nga Vlora dhe janë me precedent të mëparshëm kriminal.

Vajza, në dëshmi, pasi është qetësuar, ka deklaruar se nuk është dhunuar dhe ka shkuar vetë me dëshirë, ndryshe nga versioni i parë që ka dhënë kur ka telefonuar policinë. Sipas saj, është frikësuar në momentin që ka parë njërin me pistoletë.

Çfarë ndodhi një ditë më parë në Astir:

Një telefonatë për ndihmë nga një vajzë e cila pretendonte se ishte dhunuar në sallë n operative ngriti në këmbë policinë e shtetit, u desh ndë rhyrja e forcave RENEA për të nxjerrë të renë nga apartamenti në katin e 8.

E reja e identifikuar si Sajma Qordja u dërgua nën asistencën e stafit mjekësor.

Sipas hetimeve rezulton se banesa në katin e 8 të pallatit, është marrë te merkuren me qira ditore nga i dashuri i vajzës, ky i fundit kishte paguar edhe për apartamentin ngjitur por për këtë të fundit vajza nuk ka qenë në dijeni. Paraditen e 9 janarit, policia është sinjalizuar se në apartamentin ngjitur me atë ku ishte vajza kishte armë.

Agjentë civilë kanë shkuar për verifikim dhe kanë gjetur aprtamentin me derën e hapur i çrregullt dhe mbi tavolinë janë gjetur mbetje të lëndëve narkotike, dyshohet kokainë.

Më tej gjatë kontrollit janë gjetur dhe 2 armë zjarri, efektivët civilë kanë zbuluar emrin e pronarit të banesës dhe ky i fundit u ka treguar se i ka lëshuar me qira të dyja banesat.

Efektivët kanë trokitur në banesën ngjitur, aty ku ndodhej vajza dhe kanë tentuar ti bëjnë disa pyetje por kjo e fundit ka reaguar ashpër, duke bertitur e duke mbyllur derën.

Më tej ka telefonuar sallën operative ku pretentoi se disa persona e kanë dhunuar, policia e efektivë të RENEA-s rrethuan pallatin dhe bën të mundur pas disa orësh nxjerrjen e vajzës.

Burime thanë se Sajma Qordja nuk ka shenja dhunë dhe dyshohet se ka qenë nën efektin e lëndëve narkotike. Burime për ABC News njoftuan se është identifikuar i dashuri i 21 vjecares. I riu, në pamjet e kamerave të sigurisë, dallohet duke lëvizur me një automjet “Audi Q7” të zi me targa angleze, për të cilin po punohet për ta gjetur.

Të dy kishin prej disa kohësh frekuentim dhe ishin njohur në një lokal në zonën e Astirit, ku vajza punonte si menaxhere. Ndërkohë e reja ka thënë se kanë qenë dhe 2 vajza, shoqe të saj dhe një djal tjetër përveç të dashurit për të cilët tha se nuk i mban mend.

Astir ngjarja
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Ndodh në Laprakë, polici i nxjerr armën qytetarit pas sherrit

10:37 / February 10, 2026

“Profesionalizëm i lartë”, Rama: RENEA në elitën botërore të forcave speciale

10:24 / February 10, 2026

Ambasada Amerikane në Tiranë paralajmëron qytetarët për protestën e opozitës

09:53 / February 10, 2026

Protesta e opozitës/ Ja rrugët që bllokohen këtë të martë në Tiranë

09:05 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.