Tragjedia e në Ostren të madh të Bulqizës që i mori jetën nënës dhe dy fëmijëve, dyshohet të jetë shkaktuar nga helmimi për shkak të ushqimit.
Ngjarja u raportua fillimisht si asfiskim për shkak të bombolës së gazit, por tanimë dyshohet të ketë për shkaktar ushqimin.
Bluzat e bardha të zonës kanë deklaruar se bombola e gazit ka qenë jashtë dhomës ku u gjetën të pajetë nëna me dy fëmijët, si dhe dritaret e saj kanë qenë të hapura.
Ngjarja ka ndodhur në familjen e Ylber Tolaj. Gruaja 40-vjeçare R.Tola u gjet e pajetë së bashku me fëmijët e saj, vajzën dhe djalin.