Një ngjarje e rëndë ka ndodhur paraditen e sotme në qytetin e Rrogozhinës, ku një 34-vjeçar i ka dhënë fund jetës duke u hedhur nga kati i pestë i një pallati.
Viktima është identifikuar si Blerim Sula.
Kanë qenë disa kalimtarë të rastit të cilët kanë parë trupin e të riut të shtrirë në tokë, ndërsa menjëherë kanë lajmëruar ambulancën.
Më pas ai është transportuar drejt spitalit të Durrësit, por ka ndërruar jetë.