Një redaktore lajmesh, Irina Slavina në Rusi ka vendosur që t’i japë fund jetës së saj duke i vënë zjarrin para Ministrisë së Brendëshme. Ajo me herët se të kryente këtë veprim shkroi në rrjetin social Facebook: Fajësoni Federatën Ruse për vdekjen time.
Ndërsa disa ditë më parë tha se autoritetet policore kishin kontrolluar banesën e saj duke i sekuestruar kompjuterin dhe dosjet me materiale. Slavina ka qenë kryeredaktore në portalin e lajmeve “KozaPress”.
Deri më tani nuk ka asnjë reagim nga qeveria mbi çështjen, ndërsa vitin e kaluar gazetarja u gjobit nga policia për mosrespektim të autoriteteve në një nga artikujt e saj