Në lumin Shkumbin është mbytur një 6-vjecar, rreth orës 19:50 të datës 10.06.2025, i cili kishte humbur prej 3 orësh. Shërbimet e Policisë kanë nisur kërkimet për gjetjen e të miturit dhe kanë gjetur trupin e tij të pajetë buzë lumit.
Njoftimi i policisë:
Rreth orës 19:50 të datës 10.06.2025, ka njoftuar shtetasja D. A. se prej 3 orësh, kishte humbur nipi i saj 6-vjeçar. Menjëherë, shërbimet e Policisë kanë nisur kërkimet për gjetjen e të miturit dhe rreth orës 21:30, kanë gjetur trupin e pajetë të tij, buzë lumit Shkumbin, konkretisht në lagjen “Çezme”. Gjatë këqyrjes paraprake të trupit të të miturit, nuk janë konstatuar shenja dhune dhe nga hetimet e deritanishme, dyshohet se ai është mbytur në lumë. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Elbasanit, me qëllim vlerësimin juridik të rastit.
