Një burrë dhe një grua kanë dhunuar në mënyrë barbare një tjetër grua. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Kosovë, në qytetin e Pejës.
Pamjet e publikuara nga GazetaEkspress tregojnë se si burri dhe gruaja kapin nga flokët dhe godasin me grushte e shkelma një tjetër grua. Dhuna vijon deri në momentin që mes tyre futen dy qytetarë dhe tentojnë t’i ndajnë. Shkaqet e kësaj rrahjeje nuk bëhen me dije.
Zëdhënësi i Policisë, Driton Rugova është shprehur se nuk ka asnjë raportim në polici në lidhje me këtë ngjarje. “Nuk ka ndonjë informacion për këtë rast, deri tani nuk është raportuar asgjë”, tha zëdhënësi i Policisë, Driton Rugova.