Një 30-vjeçar është plagosur me armë zjarri paraditen e kësaj të enjte në rrugën “Myslym Shyri” në Tiranë. Sipas njoftimit të policisë i riu nuk është identifikuar ende ndërsa nuk dihen rrethanat e ngjarjes.
Ai është dërguar në spital për të marrë ndihmë të specializuar, ndërsa po punohet për identifikimin e tij dhe zbardhjen e ngjarjes.
NJOFTIMI I PLOTE
Tiranë
Informacion paraprak
Sot rreth orës 11:30
në rrugën “Myslym Shyri”, dyshohet të jetë qëlluar me armë zjarri një shtetas, ende i paidentifikuar, rreth 30 vjeç, pranë një objekti në rikonstruksion.
Shtetasit i është dhënë ndihma e parë dhe u transportua në spital për ndihmë të specializuar.
Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.