Greqia është tronditur sërish nga një vrasje makabre. Dhe të vritesh nga fëmija që ke pagëzuar është akoma më tragjike.
Sipas mediave të huaja, autori ka shqetësuar edhe në të kaluarën autoritetet për shkak të preçedentëve penalë, pasi ka qenë i akuzuar për përdorim droge dhe vjedhje. Autori ka vizituar kumbarën dhe i ka kërkuar para. Ajo, duke qenë e “pasur”, e kishte mbështetur në të kaluarën dhe e kishte ndihmuar në mënyra të ndryshme, me shpresën se ai do të ndryshonte. Por, kësaj radhe 75-vjeçarja duke ditur të kaluarën dhe zakonet e tij, ka refuzuar t’i japë shumën prej 2000 eurosh.
Kur ajo refuzoi, ai nxori një thikë dhe e goditi atë. Raportohet se ajo është goditur më shumë se 20 herë me thikë në fytyrë dhe trup. Akoma më tragjik është fakti se në momentin e vrasjes në të njëjtën shtëpi ndodhej edhe djali i 75-vjeçares, i cili për shkak të problemeve shëndetësore që ka nuk e kuptoi vrasjen e nënës së tij.
Pas aktit të tmerrshëm, i riu i mbylli gojën me shirit izolues dhe i mbështolli trupin me çarçafë dhe jorgan. Më pas e tërhoqi zvarrë në ashensor, ku janë gjetur njolla gjaku dhe e ka transportuar në bodrumin e pallatit, ku ka lënë trupin e saj.