Një shtetas shqiptar 58 vjeç është gjendur i vrarë me armë zjarri në një ullishte në vendin e quajtur Kariani, në afërsi të Kavallës në Greqinë veriore.
Sipas policisë, viktima është shtetas shqiptar i cili punonte ne këtë zonë që prej disa vitesh dhe njihet si person pa probleme dhe punëtor i mirë.
Gjeneralitet e viktimës i janë dërguar autoriteteve shqiptare në tentativë për zbardhjen e shkakut të vrasjes.