Kanë kaluar vite që nga transmetimi i një prej telenovelave më të ndjekura meksikane ku aktorja Barbara Mori luante personazhin Rubi. Por a e dinit që Rubi sozinë e ka në Shqipëri?
Ajo quhet Adela Marishta dhe përpos që ka një ngjashmëri të pasbesueshme me Rubin, ajo ka edhe të njëjtin profesion. Adela është aktore dhe e kemi parë në “Al Pazar”.
Ajo gjithashtu është edhe moderatore e emisionit “Verë me Adelën”.
“Kam qenë goxha e vogël kur e vunë re ngjashmërinë që kam me Rubin. Ndoshta sepse unë flokët origjinale i kam kaçurrela, ngjyrën e syve e kemi të njëjtë, tiparet. Për Vit të Ri më dërgonin kartolina me Rubin. Nuk kam bërë asgjë që unë të ngjaj me të ose t’i përshtatem figurës së saj që të më krahasojnë me atë, kurrë. u shpreh Adela e ftuar në “Ftesë në 5”.