Margarita Xhepa si Sharon Stone, apo kjo e fundit si aktorja shqiptare?
Çfarë bie më shumë në sy kur sheh këtë foto krahasuese është ngjashmëria e frikshme mes ikonës së skenës shqiptare, Margarita Xhepa dhe aktores amerikane, Sharon Stone.
Elegancë, feminilitet, brishtësi dhe dominim; këto janë disa prej elementëve që aktoret kanë përcjellë përmes rolit të tyre. Një qëndrim gati i njëjtë, kapur në kohë dhe rrethana të ndryshme artistike.
E cilësuar si një Sophia Loren shqiptare dhe aktore e kalibrit të lartë, Xhepa shfaqet në këtë skenë gjatë rolit të saj në filmin “Vitet e para”, prodhuar në 1965.
Nga ana tjetër, kryqëzimi i këmbëve, poza ikonike e Sharon Stone gjatë “Basic Instinct”, i realizuar në vitin 1992, është një nga skenat më të famshme në këtë film, fragment që e ka simbolizuar gjithmonë aktoren amerikane.