Lidhur zërat për një shpërndarje të mundshme të Parlamentit nga Presidenti Meta, ka folur edhe avokati Spartak Ngjela në emisionin ‘Kjo javë’ me Nisida Tufën.
Ngjela tha se nëse Meta shpërndan parlamentin, atëherë do të shkarkohet dhe do të dënohet me burgim të përjetshëm.
‘Nëse s’do të shkarkohet le ta lërë me kaq, nëse do të dënohet me burgim të përjetshëm le të vazhdojë, nuk ka asnjë pikë në Kushtetutë të shpërndajë Parlamentin, përveç dy rasteve. Nëse bën një dekret jashtë kompetencave quhet i pavlefshëm dhe nuk e shqyrton askush’, deklaroi Ngjela.