Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Ngjela: Duhet të zgjatet mandati i SPAK, plugu do futur më thellë

20:40 / July 21, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
ngjela
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Nga krijimi i Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krijimit të Organizuar në vitin 2016, kjo strukturë ka goditur zyrtarë të lartë kundër korrupsionit, përfshirë ish-Kryeministrin Sali Berisha, dosja e të cilit ka kaluar së fundmi për gjykim, ish-Presidentin Ilir Meta, ish-zv/Kryeministrin Arben Ahmetaj, etj.

Teksa SPAK po i afrohet përfundimit të mandatit 9-vjeçar, avokati Spartak Ngjela, ka vlerësuar punën e SPAK, por ka theksuar se duhet të thellohet akoma në çështjet e korrupsionit.

Spartak Ngjela: SPAK-u ka qenë një arritje e re në historinë e drejtësië shqiptare. Kryesorja është që ka ndihmë ndërkombëtare në kuptimin e gjithanshëm, edhe profesional. Deri tani, për mendimin tim ka ecur mirë. Mund të kishte ecur pak më shpejt, por për faktin që atje janë ekspertë të huaj, ata nuk të lënë të livadhizësh pa prova të sakta. Çështja qëndron që ne i kemi provat deri tani ose faktet e veprimtarisë së SPAK janë dy Kryeministra, dy ish-Kryeministra të arrestuar, një President, disa ministra, kryetarë bashkish. Çështja antikorrupsion mendoj se është në një rrugë të mirë. Do të vazhdojë akoma të thellohet, se korrupsioni këtu ka qenë shumë i madh dhe shumë i rëndë, por të shikojmë se si do eci më tutje SPAK-ut.

Ndërkohë, i pyetur nëse duhet të zgjatet mandati i SPAK-ut, avokati Ngjela shprehet se pa hezitim që po.

Mandati i përfundon, është 9-vjeçar. Duhet të zgjatet sipas jush, apo jo?

Spartak Ngjela: Është e detyrueshme të zgjatet. Bëri një punë shumë të madhe në Shqipëri, por çështja kërkon akoma. Plugu do futur më thellë. Korrupsioni ka qenë gjigand, i paimagjinueshëm për një vend europian. Nuk e di si vazhdon në këto momente, por SPAK ka krijuar atë tensionin e frikës. Duhet të vazhdojë, dhe më thellë.

mandati Ngjela plugu spak zgjatet
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Mbahet seanca e radhës në GJKKO për aferën Partizani, Malltezi sulmon prokurorët

11:55 / February 9, 2026

I kërkoi 100 mijë euro 26-vjeçares që të mos i publikonte videot intime, pranga 37-vjeçarit nga Kosova

11:39 / February 9, 2026

I shpallur në kërkim në të gjithë Europën për trafikim të lëndëve narkotike, vihet në pranga 43-vjeçari shqiptar në Itali

14:20 / February 8, 2026

Detaje të reja nga operacioni “Barriera”/ Si u arrestua i riu nga Kosova në zonën e Freskut?

14:00 / February 8, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.