Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Ngjela: Fakti që Franca ka vënë veton nuk thotë asnjë arsye, Macron mban anën e Rusisë

23:40 / October 28, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Ngjela
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Avokati Spartak Ngjela ka sqaruar mesazhin e të dërguarës së SHBA-së në Tiranë, Leyla Moses-Ones, gjatë konferencës “Politika amerikane në Ballkanin Perëndimor”, ku tha se “disa gjëra nuk janë për shitje” në Shqipëri.

Sipas avokatit, ky reagim erdhi pasi Rusia dhe Kina tentuan që të përfitonin pas vendimit për të mos çelur negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

“U godit një investitor rus i madh, i cili kishte ardhur për të bërë një investim gjigant. Kontrata ishte bërë, por gjithçka u prish. Kurse me Kinën, Rama para disa ditësh tha se do që të kemi marrëdhënie ekonomike të nivelit më të lartë. Por nga SHBA iu bë e qartë se Kina nuk e ka vendin këtu.”, tha Ngjela në emisonin “360 gradë” në Ora Neës.

Avokati shtoi se Franca vendosi veton për negociatat, pasi i shërben Rusisë.

“Ka një lidhje politike në këtë gjë, vetoja franceze. Fakti që ka vënë veton e nuk thotë asnjë arsye presidenti, është se mban anën e Rusisë. Ai është kundër prezencës amerikane në Ballkan.

Por Shqipëria nga kjo u bë më e fortë. Foli DASH, pardje mblodhën PE-në dhe bënë rezolutë. Gjermania e ka konsideruar fiasko. Përse? Mendon që Shqipëria ka një rol kyç në këtë rajon. Sa më shumë kalon koha, aq më shumë e shikojmë se kjo zonë këtu ka një vlerë shumë të madhe.

Duhet forcuar bota shqiptare. Janë 8 milionë shqiptarë në Ballkan. Vetëm kështu do të ketë stabilitet”, tha Ngjela.

FRANCA Macron Ngjela rusise veton
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Ligji i ri për shërbimin e jashtëm, Spiropali: Reformim i thellë i shërbimit të jashtëm, i përgjigjet nevojave të integrimit europian

13:48 / February 9, 2026

Përfundimi i mbledhjes së Grupit Parlamentar të PS, Rama: Tre konkluzione pas mosvendimit të GJK për pezullimin e Ballukut

12:02 / February 9, 2026

Pak para nisjes për në Bruksel, Rama mbledh grupin parlamentar të PS

10:56 / February 9, 2026

Rama në Bruksel, do takojë presidentin e Këshillit Europian Antonio Costa

10:37 / February 9, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.