Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
OPED

Ngjela: Shqiptarët kanë themeluar edhe Athinën

21:15 / February 1, 20253 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Screenshot 2025 02 01 213819
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Nga Spartak Ngjela-

Kush mendon se politikën greke e kemi partnere miqësore si shtet fqinj, është ose naiv, ose është nga ata shqiptarë që ka mbi 100 vite që i blen Athina.Dhe këtu lind pyetja: përse ka armiqësi kaq të gjatë te politikës së Greqisë kundër Shqipërisë?

Është shumë e thjeshtl: grekët janë pushtues të territoreve shqiptare, dhe këtu fillon armiqësia.

Duhet të thuhet hapur se, në shtetin greko-etnik, autoktonë janë vetëm arvanitasit, domethënë shqiptarët. Ata, sot mendohet se janë rreth katër milionë.

Por, në esencën e vet, arsyeja e vërtet e armiqësisë greke kundër shqiptarëve është masakra e madhe që ata kanë bërë kundër çamëve shqiptarë, kur pushtuan Çamërinë.

II.

Shqiptatët, si një fakt historik, janë pikërisht ata që kanë themeluar edhe Athinën, dhe sot këta autoktonë shqiptarë jetojnë në lagjen Plaka në Athinë.

Madje edhe revolucionin grek për pavarësinë e Greqisë, arvanitasit e kanë bërë, madje Kollokotroni, heroi dhe prijësi i atij revolucioni, mendoi se po çlironte Shqipërinë, por mbreti gjermane Otto, që e kishin caktuar fuqitë e madha si monarkun e parë të Greqisë, u tha shqiptarëve: “Jo, ju keni çliruar Greqinë!

Por deri në vitin 1831, askush nga ata luftëtarë shqiptarë, që çliruan Greqinë nga Perandiria Osmane, nuk e kishin dëgjuar ndonjëherë emrin Greqi.

Kjo është historia e vërtetë, dhe prandaj të gjithë shqiptarët duhet ta dinë se princat tanë të lavdishëm kanë qenë drejtuesit e parë të jetës shoqërore në Greqi.

Dhe arvanitasit, pas ardhjes në fron në Athinë të mbretit gjerman Oto, në vitin 1831, nuk janë lejuar që të kenë asnjë të drejtë për gjuhën e tyre shqipe .

III.

Frika kundrejt arvanitasve, ka qenë e në fakt frika dhe urrejtja e të gjithë të ardhurve në Gadishullin Ilirik.

Por sot dihet me fakte historike se:

Shqiptatët janë autoktonët e parë të Gadushullit Ilirik, dhe vazhdimin klasik e kanë pasur shumë të fortë.

E njëjta gjë ka ndodhur edhe me Serbinë. Por lufta e madhe patriotike për shqiptarinë që bëri UÇK për çlirimin e Kosovës, i mundi serbët, dhe krijoi shtetin e dytë shqiptar: Kosovën.

Por aktuale është se politika e qeverisë serbe nëpër zonat e territorit si shtet shqiptar, është më shumë e trembur, sesa e organizuar kundër botës shqiptare në Ballkanin Perëndimor.

Të gjithë kundërshtarët e shqiptarisë, serbët dhe grekët, sot janë mbledhur grusht që të luftojnë kundër Shqipërisë dhe Kosovës, sepse kanë frikën e Çamërisë shqiptare.

Por e kanë të kotë, sepse bota shqiptare në Gadishullin Ilirik do t’i marrë të gjitha të drejtat e etnisë shqiptare – territoriale.

Athinë Ngjela
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Turpi i një prokurorie, nga 45 vite burg për luftëtarët e lirisë

20:55 / February 9, 2026

Kursi 1 me 100 për Euron mund të zbusë jo pak probleme

16:57 / February 8, 2026

Një skandal dhe kapërcim shumë i madh ligjor, etik dhe deantologjik nga prokurorët Dado dhe Dumani

19:12 / February 6, 2026

“Po sikur të çmendet një prokuror në Dibër?”, Rada: Veç tek ne i kërkohet ‘Kushtetueses’ vendim brenda një jave

11:45 / February 6, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.