Ngrënia e tepërt e peshkut mund të rrisë rrezikun për t’u ekspozuar ndaj kimikateve toksike, kanë paralajmëruar ekspertët.
Këto kimikate, të njohura si PFAS – ose substanca perfluoroalkil kanë qenë më parë të lidhura me kancerin dhe uljen e sistemit imunitar.
Studiuesit në SHBA tani kanë thënë se këto kimikate janë gjetur edhe në peshqit e kapur në liqene dhe lumenj.
Autori kryesor i studimit, doktori David Andreës tha: “Njerëzit që konsumojnë peshk të ujërave të ëmbla, veçanërisht ata që kapin dhe hanë peshk rregullisht, janë në rrezik të niveleve alarmante të PFAS në trupin e tyre.