Këshilli i Ministrave ka miratuar organizimin dhe funksionimin e agjencisë shtetërore për shpronësimin, e cila do të jetë në varësi të ministrit përgjegjës për zhvillimin urban.
ASHSH-ja e shtrin veprimtarinë e saj në të gjithë territorin e Shqipërisë dhe drejtohet nga drejtori i Përgjithshëm, i cili emërohet dhe lirohet nga detyra nga kryeministri.
Vendimi:
MËNYRËN E ORGANIZIMIT E TË FUNKSIONIMIT TË AGJENCISË SHTETËRORE PËR SHPRONËSIMIN
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të pikës 6, të nenit 11, të ligjit nr. 8561, datë 22.12.1999, “Për shpronësimet dhe marrjen në përdorim të përkohshëm të pasurisë, pronë private, për interes publik”, të ndryshuar, dhe të ligjit nr.90/20l2, “Për organizimin dhe funksionimin e administratës shtetërore”, me propozimin e ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
- DISPOZITA TË PËRGJITHSHME
- Agjencia Shtetërore për Shpronësimin (në vijim ASHSH), është person juridik publik, buxhetor, në varësi të ministrit përgjegjës për zhvillimin urban, me seli në Tiranë.
- Misioni i ASHSH-së është të garantojë që procedurat e shpronësimit ose të marrjes në përdorim të përkohshëm, për interes publik, të pasurive të personave fizikë ose juridikë privatë në të gjithë territorin e Republikën e Shqipërisë të realizohen në përputhje me kushtet dhe procedurat e përcaktuara me legjislacionin në fuqi, duke garantuar transparencën, barazinë e shtetasve dhe mbrojtjen e interesave dhe të drejtave të tyre pasurore.
- ASHSH-ja ka këto fusha përgjegjësie:
- a)
Zbatimin e të gjitha procedurave të shpronësimit ose të marrjes në përdorim të
përkohshëm, për interes publik, të pasurive të personave fizikë ose juridikë
privatë;
b) Administrimin e fondeve të buxhetit të shtetit për shpronësime, për të gjitha njësitë e pushtetit ekzekutiv në njësitë e qeverisjes qendrore. - ASHSH-ja
financohet nga buxheti i shtetit. Kursimet nga prokurimet publike të projekteve
të investimeve në njësitë e pushtetit ekzekutiv të qeverisjes qendore, gjatë
zbatimit të buxhetit vjetor, nuk përdoren nga vetë njësitë, por rialokohen në
programin buxhetor për shpronësimet. Ministri përgjegjës për financat publike
nxjerr udhëzim për këtë qëllim.
Tepricat e fondeve buxhetore që rezultojnë në mbyllje të vitit buxhetor, nga njësitë e pushtetit ekzekutiv të qeverisjes qendore, transferohen në llogarinë speciale të shpronësimeve, pranë Bankës së Shqipërisë, sipas përcaktimeve në ligjin vjetor të buxhetit. - PËRGJEGJËSITË FUNKSIONALE TË ASHSH-SË
ASHSH-ja ka këto përgjegjësi:
- a) Të
organizojë punën për planifikimin dhe trajtimin e kërkesave për shpronësim, të
paraqitura nga subjektet kërkuese të shpronësimit dhe institucionet përkatëse;
b) Të organizojë punën për ndjekjen dhe realizimin e mbikëqyrjes së ecurisë së procedurave të procesit të shpronësimeve.
III. ORGANIZIMI DHE FUNKSIONIMI I ASHSH-SË
- ASHSH-ja e shtrin veprimtarinë e saj në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë dhe organizohet në nivel qendror.
- ASHSH-ja drejtohet nga drejtori i Përgjithshëm, i cili organizon dhe drejton të gjithë veprimtarinë e kësaj agjencie.
- Drejtori i Përgjithshëm emërohet dhe lirohet nga detyra me vendim të Kshillit të Ministrave. Ai zgjidhet nga radhët e profesionistëve të fushave të inxhinierisë, të gjeodezisë, të drejtësisë, të ekonomisë ose të administrimit publik, me eksperiencë pune të paktën 3 vjet në organet e administratës shtetërore.
- Drejtori i Përgjithshëm, në përputhje me kompetencat e përcaktuara në këtë vendim dhe në legjislacionin në fuqi, kryen këto detyra:
- a)
Drejton aktivitetin e Agjencisë në fushën e zbatimit të legjislacionit për çështjet
e shpronësimeve, sipas objektivave politikë të Këshillit të Ministrave, planeve
strategjike dhe programeve të performancës;
b) Harton programe dhe miraton urdhra e udhëzime për funksionimin, zhvillimin, përmirësimin e aktivitetit, në zbatim të legjislacionit për çështjet e shpronësimeve;
c) Përfaqëson ligjërisht agjencinë në marrëdhënie me të tretët;
ç) Detyra të tjera të parashikuara në ligj apo në akte nënligjore. - Agjencia kryen detyrat, si më poshtë vijon:
- a)
Kryen procedurat e shpronësimit ose të marrjes në përdorim të përkohshëm, për
interes publik, të pasurive të personave fizikë ose juridikë privatë, në të
gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë;
b) Përllogarit vlerën përfundimtare të shpronësimit, masën e shpronësimit për çdo pronë të prekur nga projekti i shpronësimit;
c) Mbikëqyr ecurinë e procedurave të procesit të shpronësimeve;
ç) Krijon dhe administron bazën e të dhënave për të gjitha shpronësimet dhe likuidimet e çdo shpronësimi;
d) Hyn në negociata me subjektet që shpronësohen, për sa i përket vlerës së shpronësimit dhe afatit të shlyerjes së kësaj vlere. Rregullat e hollësishme për mënyrën e negociimit me subjektet e shpronësuara përcaktohen nga Këshilli i Ministrave, me propozimin e ministrit përgjegjës për zhvillimin urban;
dh) Harton projektprogramin buxhetor afatmesëm dhe projektprogramin vjetor të veprimtarisë të vitit të ardhshëm financiar;
e) Mbështet ministrinë përgjegjëse për zhvillimin urban në hartimin e akteve ligjore apo nënligjore për shpronësimin;
ë) Çdo detyrë tjetër të përcaktuar në legjislacionin në fuqi. - Rregullorja për funksionimin e ASHSH-së, metodat e brendshme të punës dhe për sjelljen e personelit të saj, miratohet nga ministri, me propozimin e drejtorit të Përgjithshëm të kësaj agjencie.
- Struktura dhe organika e ASHSH-së miratohen me urdhër të Kryeministrit, sipas përcaktimeve të legjislacionit në fuqi për organizimin dhe funksionimin e administratës shtetërore.
- Marrëdhëniet
e punës se nëpunësve të ASHSH-së rregullohen në bazë të legjislacionit për
nëpunësin civil. Marrëdhëniet e punës së drejtorit të Përgjithshëm dhe të
punonjësve administrativë rregullohen në bazë të dispozitave të Kodit të Punës.
9. ASHSH-ja ka stemën, logon dhe vulën e vet zyrtare. Stema përbëhet nga stema e Republikës së Shqipërisë, me shënimet “Republika e Shqipërisë, Ministria … (emri i ministrisë nga varet agjencia, Agjencia Shtetërore për Shpronësimin”, në përputhje me përcaktimet e vendimit të Këshillit të Ministrave për mënyrën e përdorimit të stemës së Republikës së Shqipërisë. - Vula e ASHSH-së ka formën dhe elementet e përcaktuara në vendimin e Këshillit të Ministrave për rregullat e përdorimit, të administrimit, të kontrollit dhe të ruajtjes së vulave zyrtare. Vula prodhohet, administrohet dhe ruhet në përputhje me legjislacionin në fuqi.
- DISPOZITA TË FUNDIT
- Ngarkohet ministri përgjegjës për zhvillimin urban që të marrë masa për sistemimin e ASHSH-së në mjedise të përshtatshme pune.
- Procedurat e pagesës në proces do të vazhdojnë të përmbyllen nga institucionet për aq fonde sa kanë në dispozicion për shpronësimet për vitin 2020.
- Efektet financiare, që rrjedhin nga zbatimi i këtij vendimi, të përballohen nga buxheti i shtetit.
- Ngarkohen Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë dhe Agjencia Shtetërore për Shpronësimet për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA