Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Ngrihet aktakuzë ndaj një personi për dhunë seksuale gjatë luftës në Kosovë

22:35 / October 4, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Kosove
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Prokuroria Speciale e Kosovës (PSK) njoftoi të mërkurën se ka ngritur aktakuzë ndaj një personi me inicialet Z.V., i dyshuar për dhunë seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë.

“Aktakuza është ngritur për shkak të veprës penale ‘krimet e luftës kundër popullsisë civile’ nga neni 142 të Kodit Penal të Jugosllavisë ( i cili ishte në fuqi në kohën e kryerjes së veprës penale), aktualisht e inkriminuar si krimet kundër njerëzimit nga neni 143 paragrafi 1 nën paragrafi 1.7 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës”, tha PSK-ja në një njoftim për media të mërkurën.

Prokuroria Speciale tha se kjo është aktakuza e gjashtë që e ka ngritur deri më sot për dhunë seksuale gjatë luftës në Kosovë, shkruan REL.

Në katër prej gjashtë rasteve gjyqësore për dhunë seksuale gjatë luftës, të pandehurit janë duke u gjykuar në mungesë, njoftoi ajo. Në luftën e zhvilluar në Kosovë më 1998/99, janë vrarë mbi 13.000 civilë dhe mijëra të tjerë janë zhdukur. Mbi 1.600 persona vazhdojnë të jenë ende të pagjetur, pjesa më e madhe e tyre shqiptarë. Ndërsa, numri i saktë i viktimave të dhunës seksuale gjatë luftës, nuk dihet.

Sipas një raporti të Qendrës Amerikane për Kontrollimin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, kjo shifër arrin deri në 20 mijë. Kosova ka shpallur pavarësinë në vitin 2008 dhe njihet nga mbi 100 vende të botës. Serbia nuk e njeh pavarësinë e saj dhe në Kushtetutë vazhdon ta konsiderojë atë si pjesë të territorit të saj.

aktakuze dhune seksuale Kosove
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Von der Leyen: Evropa mund të ecë me dy shpejtësi

09:50 / February 10, 2026

Procesi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, dita e dytë e deklarimeve përfundimtare në Hagë

09:35 / February 10, 2026

“Makineri varësie” për të rinjtë, nis gjyqi në SHBA ndaj Instagram dhe YouTube

09:22 / February 10, 2026

Dështon projekti franko-gjerman për ndërtimin e super-avionit?

08:51 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.