Ka raste kur lëvizjet e tepërta të qafës apo lëndimi i saj mund të shkaktojë ngurtësim të saj dhe dhimbje. Në disa raste qafa kthehet në gjendjen e mëparshme falë trajtimeve në kushtet e shtëpisë.Ka raste të tjera kur ngurtësimi i qafës kërkon një trajtim më specifik mjekësor.
Shkaktarët më të zakonshëm të ngurtësimit të qafës janë:
Tërheqjet Muskulare Dhe Ndrydhjet
Këto ndodhin kur njeriu fle në një pozicion jo të mirë, qëndron ulur për një kohë të gjatë, fikson vështrimin në një objekt të caktuar për shumë kohë, për shembull puna me kompjuter, ose rrëzohet apo stresohet. Stresi mund të shkaktojë tension të lartë muskular.
Artriti
Artriti mund të prekë edhe zonën e qafës, dhimbjet e së cilës lehtësohen kur njeriu qëndron shtrirë. Dhimbja përkeqësohet kur njeriu qëndron në një pozicion të caktuar për shumë kohë. Simptomat më të përhapura janë: dhimbjet e kokës, mpirje të gjymtyrëve dhe vështirësi në ecje.
Trajtimet Kundër Ngurtësimit Të Qafës
Ekspertët rekomandojnë lëvizjen e ngadaltë të qafës nga njëra anë në tjetrën. Përveç tyre, mund të lëvizni shpatullat në mënyrë rrethore.
Kur bëhet fjala për lëndime të lehta, ekspertët rekomandojnë vendosjen e kompresave me akull në zonën e qafës. Kompresat duhen mbështjellë me një napë ose peshqir dhe duhen mbajtur për 20 minuta dhe më pas duhet të bëni 30 minuta pushim.
Medikamentet
Barnat kundër dhimbjeve zbusin enjtjen e zonës së qafës dhe largojnë dhimbjen. Medikamente të tilla duhet të merren me këshillimin e mjekut.